Lajme
Blerim Shala, koordinator i dialogut
Kryeministri Thaçi ka mirëpritur dekretimin nga presidentja e Kosovës të Blerim Shalës në pozitën e koordinatorit politik në dialogun me Serbinë
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga emëroi Blerim Shalën, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), koordinator politik për dialogun Kosovë-Serbi. Ky vendim i presidentes kosovare , është përshëndetur nga kryeministri Hashim Thaçi.
“Presidentja Atifete Jahjaga, bazuar në Kushtetutën e Kosovës, dekretoi Blerim Shalën, koordinator politik në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”, thuhet në njoftimin lëshuar nga Presidenca .
Ndërkohë, kryeministri Thaçi ka mirëpritur dekretimin nga Presidentja e Kosovës, të Blerim Shala në pozitën e koordinatorit politik në dialogun me Serbinë. Shala ka qenë koordinator i Ekipit të Unitetit në negociatat e zhvilluara mes Kosovës e Serbisë në Vjenë, para shpalljes së pavarësisë.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se emërimi i Shalës si koordinator në bisedime, është lajm i keq për vendin.
“Është e qartë se personi i cili u emërua për koordinator të dialogut politik ka treguar në një intervistë në gusht të këtij viti se është i gatshëm për kompromise dhe kësisoj ende pa filluar dialogu politik, në kohën kur edhe Qeveria e Kosovës nuk deklarohej për dialog politik. Ai ishte deklaruar për kompromis në dialogun politik”, tha Kurti.
Emërimi i Shalës, sipas Kurit, e dobëson edhe më tej pozitën e Kosovës. “Jam i bindur që po përshpejtohet kompromisi i ardhshëm ku Serbia fiton, e Kosova dëmtohet”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












