Shkurt.ch
Berna zyrtare në dijeni për “skandalin diplomatik” në Prishtinë
Departamenti i Punëve të jashtme i Zvicrës (EDA) ka konfirmuar se është në dijeni për rastin dhe po udhëheq hetimet
Pas raportimit të televizionit Klan Kosova dhe transmetimit nga disa medie kosovare, edhe mediet zvicerane janë bërë të gjalla rretzh skandalit “diplomatik” të ndodhur në prishtinë. Konkretisht, në orët e vona të natës së mbrëmshme portali i gazetës 20minuten.ch kanë shkruar për skandalin në të cilin është implikuar tri ditë më parë zëvendësi i ambasadorit të Zvicrës në Prishtinë.
Në videon që ka emetuar së pari tv klan dhe e transmeton edhe 20minuten.ch shihet diplomati zviceran te sporteli i një studio fitnesi në Prishtinë duke “marrë” preparatin për dobësim që kushton rreth 35 euro, në kohën deri sa punëtori i sportelit i kishte kthyer shpinën dhe nuk e shihte.
Sipas 20minuten.ch, diplomati e kishte bërë pagesën, në mënyrë retroaktive, (të nesërmen, pasi “ia kishin përkujtuar” se kishte harruar të paguante) por Ministria e Jashtme e Zvicrës megjithatë është duke e hetuar rastin.
Falë xhirimeve të bëra me kamerën vëzhguese personi ishte identifikuar shpejt dhe ishte njoftuar policia. Por sipas pronarit të studios së fitnesit, Visar Geci, policia nuk kishte dashur të ndërmerrte asgjë dhe nuk i kishte marrë as xhirimet e fshehta, duke thënë se diplomati gëzon imunitet diplomatik. Policia ishte aktivizuar vetëm të martën, pasi që tv Klan Kosova kishte emetuar videon dhe deklaratën e Gecit.
Departamenti i Punëve të jashtme i Zvicrës (EDA) ka konfirmuar se është në dijeni për rastin. Ai po udhëheq një hetim në të cilin është përfshirë edhe policia kosovare, thuhet në një komunikatë me shkrim të këtij departamenti. Pasi të kemi në dorë rezultatet, do të merret vendimi për veprimet e ardhshme.
Por, vazhdon EDA: “Është e qartë se ne nuk tolerojmë shkelje të ligjit nga diplomatët tanë në shtetet ku ata punojnë si diplomatë”
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










