Lajme
BE:Liberalizimi i vizave në fund të 2013-ës
Konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE-së, hapin perspektivën po nuk shënojnë fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave
Kështu thonë njohësit ë çështjeve të integrimeve evropiane, njofton Radio Evropa e Lirë.
Analisti Fatmir Curri thotë se ky dialog fillon nga fundi i vitit nëse Kosova ndërkohë plotëson edhe disa kritere shtesë që i kanë potencuar autoritetet në Bruksel.Sipas skenarit më optimist, nëse qeveria ndërkohë ia del që t’i plotësojë të gjitha kriteret teknike, tek në vitin 2013 kosovarët mund të shpresojnë në liberalizimin e vizave, thotë Curri.
“Kosova ka shumë probleme me çështjen e azilit. Jemi vendi i katërt me më së shumti kërkesa në Evropë, pastaj me çështjen e ri-integrimit dhe riatdhesimit të kthyerve në Kosovë dhe nëse e shihni skenarin më optimist Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë u ka marrë kohë rreth 18 muaj, kurse Bosnjës dhe Shqipërisë diku deri në 30 muaj, që nënkupton se nëse fillohen në fillim të vitit të ardhshëm, skenari më optimist për Kosovën mund të jetë në fund të vitit 2013”, thotë Curri.
Analisti Fatmir Curri përmend në vijim edhe detyrat dhe sfidat kryesore që e presin Kosovën gjatë dy viteve të ardhshme, para se të mund të përfshihet në liberalizimin e vizave.
Sundimi i ligjit dhe përmbyllja e reformave për ri-integrim dhe riatdhesim bashkë me uljen e kërkesave për azil, janë ndër kushtet e para, thotë Curri, duke nënvizuar sfida tjera.
Ndërkohë, Aleksanda Stigllmajer, këshilltare e lartë e Iniciativës Evropiane për Stabilitet (ESI) thotë se fillimi i dialogut me Kosovën ka marrë shumë kohë dhe se hapja e perspektivës nuk është ende hap i madh përderisa ka shumë sfida dhe angazhime deri në liberalizimin e vizave.
“Është një hap tejet i vogël drejt rrugës së liberalizimit të vizave, ngase ajo që është me rëndësi ka të bëjë me dorëzimin e udhërrëfyesin nga ana e Komisionit Evropian i cili tregon për kushtet që Kosova duhet t’i plotësojë në këtë rrugë”, thotë Aleksandra Stigllmajer.
Këto kushte, sipas saj, do të përfshijnë lëshimin e dokumenteve të besueshme personale, kontrollin kufitar, monitorimin e migrimin, luftimin e k,rimit dhe korrupsionit respektimin e të drejtave të njeriut dhe çështje të ngjashme.
Ajo rikujton se Brukseli do të liberalizojë vizat vetëm pasi që Kosova t’i plotësojë këto kushte.
Duke marrë si shembull rastet me shtetet tjera, Stigllmajer rikujton se përkundër shumë përparimeve, Kosovës do t’i duhet një kohë prej dy vjetësh që t’i plotësojë këto kushte.
“Ne shpresojmë që Kosova të marrë këtë listë të kushteve që duhet t’i plotësojë sa më shpejtë me premtimin nga Brukseli se do të marrë liberalizimin sapo që t’i plotësojë këto kushte”, thotë Stigllmajer, duke nënvizuar se autoritetet kosovare në anën tjetër duhet të bashkëpunojnë më shumë me EULEX-in për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit si një prej kushteve që duhet përmbushur.
Sidoqoftë, konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BE-së të datës 5 dhjetor tashmë janë përshëndetur nga kryeministri Hashim Thaçi si dhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Fernando Xhentilini.
Si vlerësim i përbashkët i Thaçit dhe Xhentilinit ishte se konkluzat paraqesin një hap të rëndësishëm përpara dhe një të arritur shumë të prekshme si në aspektin e liberalizimit të vizave ashtu edhe në vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale me BE-në.( Radio Evropa e Lirë & Albinfo)
E-Diaspora
-
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve Ekspozita u organizua në Universitetin Duisburg-Essen nga Konsullata e Kosovës në Dyseldorf dhe IKKL, në kuadër... -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI”
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri












