Lajme
Belgjikë: Rritet numri i azilkërkuesve nga Shkodra
Brenda një dite, për azil në Belgjikë janë paraqitur 50 kërkesa, që të gjitha nga Shkodra me arsyetimin se janë në gjakmarrje
Kjo shifër është cilësuar si alarmante nga autoritetet belge, të cilat kanë dërguar në qytetin e Shkodrës drejtorin e Përgjithshëm të Emigracionit dhe Azilit. Ai ka paralajmëruar se kërkesat për azil do rrezikojnë heqjen e vizave për gjithë shtetasit shqiptarë, raporton Top Channel.
Zyrtari belg ka kërkuar ndihmën e autoriteteve për të frenuar një fenomen të tillë pasi personat që kërkojnë azil paraqesin dokumenta, histori mashtrimi, raportime të cilat i marrin nga shoqata të pajtimit të gjaqeve apo pushtetit vendor dhe që janë tërësisht të pavërteta.
“Informacionet e fresketa qe mora nga Brukseli vetem sot paradite tregojnë se jane paraqitur 50 azilekerkues shqiptare. Perse kam ardhur ne Shkoder? Sepse shumica janë nga qarku i Shkodrës. Prandaj erdha këtu për një takim pune me autoritetet vendore. Jo pa qëllim i bëra këto takime sepse njerëzit që fillojnë të projektojnë një udhëtim për qëllime azilkërkimi në Belgjikë kanë të drejtë që të marrin informacion të sakta. Sepse në rastet që kemi në Belgjikë jemi të bindur se njerezit që marrin një udhëtim të tillë janë viktima të informacioneve të rreme”, tha Freddy Roosemont, Drejtori i Pergjithshem i Emigracionit në Belgjike
Sipas tij, aktualisht cdo kërkesë azili në Belgjikë shqyrtohet në mënyrë të përshpejtuar dhe kerkesat që marrin një vendim negativ dhe pastaj personi është i detyruar të kthehet në Shqipëri, qoftë vullnetarisht por edhe me kthim të detyruar.
“Nese ai nuk deshiron te kthehet vullnetarisht dhe kthimi i detyruar do te thote izolimi ne nje qender te mbyllur dhe të gjitha keto pasoja se keta njerez jane viktima te informacioneve te rreme nga agjensite e udhetimit apo persona te tjere qe organizojne keto pune duke u thene se te shkosh ne Belgjike te japin pune, para dhe kjo eshte teresisht e pavertete”, tha zyrtari për emigracion nga Belgjika.Muajt e parë të liberalizimit të vizave nuk kishim probleme me Shqiperinë, por pas muajt gusht të këtij viti situata për shtetin belg është bërë shqetësuese. Vetem dy muajt e fundit ka pasur 161 kerkesa për azil nga Shqipëria, të cilat në shumicën dërmuese të rasteve janë cilësuar si histori mashtrimi vetëm për të emigruar nga Shqipëria.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













