Lajme
BE, kërcënim Ballkanit për rivendosje të regjimit të vizave!
Komisionet e ekspertëve do të vendosin nëse një shteti të caktuar do t`i kthehet detyrimi i vizës për lëvizje në shtetet e BE-së
Të enjten në mbledhjen e tyre që do ta mbajnë në Luksemburg, ministrat e brendshëm të vendeve të BE-së mund të merren vesh për futjen e sërishme të detyrimit të vizave për shtetet e Ballkanit që e kanë fituar të drejtën e lëvizjes së lirë.
Ky është një propozim që e ka bërë Komisioni i BE-së, dhe rreth tij do të debatohet. Sipas qarqeve diplomatike, në parim, vetë mekanizmi i lëvizjes pa viza nuk kontestohet por mbetet të shihet se cili do të jetë pragu që do të vihet si detyrim për tu kaluar. Më pastaj do të vendoset edhe rreth zbatimin konkret të vendimit që do të merret, shkruan gazeta austriake Wiener Zeitung.
Në radhë të parë këtë shqetësim e kanë ngritur vendet si Luksemburgu dhe Belgjika. Sipas burimeve të këtyre shteteve, numri i azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit është rritur ndjeshëm pas heqjes së obligimit të vizave, veçanërisht këtë vit dhe sidomos nga vendet si Serbia dhe Maqedonia.
Kështu, nga fillimi i vitit deri në mesin e shtatorit, në Belgjikë kanë kërkuar azil 1964 persona, në Luksemburg 1052, në Suedi 2503 dhe në Gjermani 3608.
Sipas propozimit të komisionit të BE-së autoritetet e Brukselit duhet të ushtrojnë monitorim të përhershëm. Raportet nga Europoli dhe Frontex duhet të kenë pjesën e tyre në këtë monitorim.
Në bazë të propozimit të komisionit të përmendur, komisionet e caktuara të ekspertëve do të vendosin në të ashtuquajturën procedurë “Komitologe” nëse një shteti të caktuar do t`i kthehet detyrimi i vizës për lëvizje në shtetet e BE-së.
Por, diplomatët vlerësojnë se bisedimet për ndryshimin e rregullativës aktuale mund të zgjasin deri në një vit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë













