Lajme
Bastiset kompania e të riatdhesuarve
Kompania për akomodimin e të riatdhesuarve dyshohet se nuk i ka respektuar në përpikëri kontratën me MPB-në
Zyra e kompanisë private “Iliricum A” në Prishtinë, e cila e ka fituar tenderin nga Ministria e Punëve të Brendshme për akomodimin e të riatdhesuarve, është bastisur nga policët e njësisë kundër krimeve ekonomike paraditen e së martës.
Me urdhër të Prokurorisë Publike të Qarkut në Prishtinë është bastisur Kompania “Iliricum A” në Prishtinë, e cila e ka fituar tenderin nga Ministria e Punëve të Brendshme për akomodimin e të riatdhesuarve. Kjo kompani është bastisur nga policët e njësisë kundër krimeve ekonomike.
Sipas hetuesisë, kjo kompani dyshohet se nuk i ka respektuar në përpikëri kontratën e lidhur me MPB-në. Policët, siç kanë konfiskuar dokumente të nevojshme për prova, ndërsa rastin e bastisjes e ka konfirmuar edhe vetë pronari i kompanisë “Iliricum A”, Rexhep Krasniqi.
“Policia ka qenë te zyra jonë dhe ka marrë dokumente të cilat ata mendojnë se iu nevojiten në këtë rast. Organet kompetente e kryejnë punën e vet derisa unë konsideroj që me punën që është bërë deri më tani, është respektuar në tërësi dhe konform ligjit, kontrata në fjalë”, i ka thënë Krasniqi gazetës “Zëri”.
Kontrata mes kompanisë “Iliricum A” dhe MPB-së në vlerë rreth 600 mijë euro është nënshkruar në prill të vitit të kaluar, ndërsa deri më tani janë akomoduar të rikthyerit nga vendet evropiane në më shumë se 200 objekte të cilat janë kontraktuar nga “Iliricum A”.
Mediet kosovare, ndërkaq kanë raportuar edhe me herët se ndërmjet kësaj kompanie dhe zyrtarëve të MPB-së ka pasur mosmarrëveshje të tjera, madje një zyrtarë i lartë i MPB-së është arrestuar për shantazh dhje kërkim ryshfeti ndaj Kompanisë “Iliricium A”.
Ndryshe, pranimi dhe akomodimi i të riatdhesuarve është kusht themelor për liberalizimin e vizave. Në këtë proces Kosova ka çaluar gjatë viteve të shkuara.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











