Lajme
Bashkësia Islame e Winterthurit ndihmon 10 familje skamnore
10 familje skamnore janë ndihmuar me nga 150 deri në 200 franga zvicerane nga Bashkësia Islame në Winterthur të Zvicrës
Bëhet fjalë për familje që janë në gjendje skajshmërisht të rëndë ekonomiko – sociale në Komunën e Gjilanit
Me këtë rast përfaqësuesi i Bashkësisë Islame në Winterthur, Nuhi Mehmeti nga fshati Përlepnicë me qëndrim në Zvicër, ka thënë se këto janë ndihma të mbledhura përmes xhematit, e që po shkojnë për familjet me gjendjen më të rëndë ekonomike dhe sociale në Komunën e Gjilanit.
“Ajo çka ne po shohim është një gjendje të cilën më së paku e dëshirojmë ta shohim në shoqërinë Kosovare. Kjo është një jetë shumë e rëndë të cilën e bëjnë këto familje. Kushtet e rënda ekonomike, problemet shëndetësore, problemet sociale e çka jo tjetër na lë të kuptojmë se një pjesë shumë e madhe e shoqërisë sonë në Gjilan dhe Kosovë, lufton përditë për jetë a vdekje“, thotë përfaqësuesi i Bashkësisë Islame nga Winterthur.
Ai ka bërë thirrje me këtë rast nga njerëzit e vullnetit të mirë në Kosovë dhe diasporë, që të ndajnë nga pasuria e tyre ndihma të cilat janë jetike për shumë familje në Gjilan.
„Populli shqiptarë gjithmonë ka qenë solidar, andaj të jemi bashkë si kurrë më parë që të ndihmojmë këtë kategori me gjendje të rëndë”, ka thënë Mehmeti derisa vizitonte njërnën nga këto familje.
Sic raporton rajonipress ndihma bamirësie të kësaj natyre nga kjo adresë në Gjilan kanë ardhur edhe më parë.
Ndërsa familjet të cilat përfituan ndihmat nga Zvicra shprehën falënderimin e pafund për secilin kontribues, duke e çmuar këtë ndihmë si shumë të madhe për ta, kur kanë parasysh jetën e rëndë të cilën e bëjnë në kushte tepër të rënda, ku secila ditë është një luftë e madhe e me vuajtje për të jetuar.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












