Lajme
Bashkatdhetarët u bashkuan në Bajgorë
Bashkatdhetarë kosovarë janë bashkuar në Bajgorë të Shalës në një tubim tashmë tradicional. Sot u shfaqen tri ekspozita të veçanta
Qindra bashkatdhetarë të ardhur nga të gjitha rajonet e Kosovës, kanë marrë pjesë të dielën në tubimin tradicional “Dita e Mërgimtarëve”, që u mbajt në Bajgorë të Shalës. Ceremonia është organizuar nga Komuna e Mitrovicës, komuna e Vushtrrisë dhe ajo e Podujevës, pasi që rajoni i Shalës shtrihet në tri komunat.
Në kuadër të këtij organizimi kanë qëndruar të hapura tri ekspozita, njëra me fotografi të autorit Halit Barani, një me piktura të Tafil Pecit dhe tjetra me skulptura gjësende të vjetra shqiptare, të autorit Shashivar Begu, si dhe është shfaqur një program i pasur artistik.
“Kam nderin dhe kënaqësinë, që në mënyrë të veçantë të ju falënderoj shumë dhe të ju shpreh respektin tim më të thellë që keni marrë rrugën për të ardhur në këtë vend të bukur e piktoresk të Shalës së Bajgorës, për të kaluar një ditë të këndshme, ku keni edhe mundësi të mira për tu njohur edhe më mirë me njëri-tjetrin dhe për të lidhur miqësi të tjera”, tha në fjalimin e tij kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Sipas tij, ky edhe ishte qëllimi i organizmit të përbashkët të tria komunave:Mitrovicë, Vushtrri dhe Podujevë, të këtij takimi tashmë tradicional me bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.
Ai tha se roli dhe kontributi bashkatdhetarëve gjatë dekadave të tëra, deri në ditët e sotme, në mbështetje të atdheut, në forma nga më të ndryshmet, ishte i jashtëzakonshëm.
“Përkrahja juaj për çlirimin dhe zhvillimin e Republikës së Kosovës dhe natyrisht edhe të komunave tuaja nga ju vini, ishte e shumëllojshme dhe e pakursyer deri në vetëmohim, prandaj edhe meritoni respektin më të thellë dhe vëmendjen e merituar të institucioneve tona të lira e demokratike”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.
Mërgimtarët në këtë tubim i ka përshëndet në emër të Ministrit të Diasporës, Ibrahim Makolli, këshilltari i tij, Adem Zhitopotoku. Ndërkaq, në emër të bashkatdhetarëve ka folur veprimtari nga Mitrovica, Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Papa Klementi XI-Albani”, në Suedi.
E-Diaspora
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva Boksieri kosovar, Robin (Haxhi) Krasniqi, ka mposhtur portugezin Jorge Silva të shtunën, në meçin e zhvilluar...
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?