Lajme
Ban Ki-Moon shprehu domosdoshmërinë për siguri në Kosovë
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar në Nju Jork sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki- Moon, të cilin e ka informuar për pabarazinë në marrëdhëniet e lira tregtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe për gjendjen në veri të Kosovës, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për paqe dhe stabilitet.
Nga ana tjetër, sekretari i KB-ve, Ban Ki-Moon shprehu domosdoshmërinë për siguri në Kosovë dhe përshëndeti rolin shumë pozitiv të KFOR-it në përmbushjen e këtij synimi.
Ai ka theksuar se është shumë me rëndësi që t’i dëgjojë qëndrimet e të dy palëve dhe ka mirëpritur takimin me ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
Duke folur për gjendjen e sigurisë në veri të Kosovës, ministri Hoxhaj ka akuzuar Serbinë për krijimin e tensioneve ndëretnike në veri të Kosovës në 12 vjetët e fundit.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










