Lajme
Azili, armiku më i madh i liberalizimit
Ministri Rexhepi tha se deri në fund të këtij viti Kosova do t’i përmbushë të gjitha kriteret teknike që janë paraparë në udhërrëfyes
Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi u zotua se deri në fund të këtij viti, institucionet e Kosovës do t’i plotësojnë të gjitha kushtet teknike që janë parashikuar në udhërrëfyesin për liberalizim të vizave. Ndërsa sfidë kryesore e këtij procesi, siç tha ai, vazhdon të mbetet numri i madh i azilkërkuesve. “Armiku më i madh i liberalizimit do të jetë nëse edhe më tutje qytetarët e Kosovës keqpërdoren nga agjenci të ndryshme për të kërkuar azil në vendet evropiane”, ka thënë ministri Rexhepi. Këto komente ai i ka bërë në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e drejtësisë, me ministren suedeze të drejtësisë, Beatrise Ask. Kjo e fundit, sikurse edhe Rexhepi nuk kanë mundur të japin ndonjë datë se kur qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza nëpër vendet e Shengenit. “Është e pamundur qe ne të vendosin ndonjë afat se kur Kosova mund të jetë pjesë e liberalizimit të vizave, por ajo çka mund të them është se Suedia do të vazhdojë të mbështes Kosovën në shumë fusha. Është shumë e rëndësishme që Kosova t’i përmbush kriteret e parapara në udhërrëfyesin për liberalizim”, ka thënë Ask. Ministrja suedeze, vendi i të cilës është atakuar relativist shumë nga azilkërkuesit kosovarë, tha se Suedia e ka në agjendë përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, me qëllim që të rinjve kosovar t’iu jepet shpresë për një të ardhme më të mirë. Ndërkaq,, sipas ministrit Rexhepi, përveç Suedisë është edhe Belgjika dhe Franca janë të “prekura” nga azilkërkuesit nga Kosova. Institucionet në Prishtinë, siç tha mçë tej Rexhep, po punojnë në vijimësi për uljen e numrit të azilkërkuesve. Ai tha se përmes kampanjave informuese do të bëhen përpjekje që të vetëdijesohen qytetarët. Ndërsa sfidë tjetër në procesin e liberalizimit të vizave, sipas Rexhepit, mbetet luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsioni. “Këto janë dy gjëra që nuk lidhen shumë me çështjet teknike, edhe pse lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, është me rëndësi për liberalizimin e vizave”, tha ai. Ndryshe, ministri kosovar i rendit bëri të ditur se shumica e pikave që janë publikuar në udhërrëfyes janë plotësuar njëanshëm nga Kosova. “Ajo çka mund të them është se për pjesën teknike deri ka fundi i vitit mund ta plotësojmë, kur dihet se një numër i tyre veç është plotësuar”, ka thënë Rexhepi. Ndërsa çështja e veriut të vendit, sipas tij, nuk ndërlidhet shumë me liberalizimin, për faktin se ky regjion më shumë ka probleme të sigurisë, që lidhen me KFOR-in dhe EULEX-in. Ministrja suedeze Beatrise Ask u takua edhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Pas këtij takimi nuk pati deklarime zyrtare.
E-Diaspora
-
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu Libri sjell rrëfime të fuqishme dhe tronditëse të fëmijëve të gjymtuar gjatë luftës në Kosovë... -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri













