Lajme
Austriakët meremetuan shkollën e Zatriçit
"Muret e klasave ishin me myk, tavani nuk e mbante shiun dhe nyjat sanitare të papërdorshme”, përshkruan iniciatorja e projektit, Monika Hofer
Pas pensionimit, ish drejtuesja e organizatës Volkshilfe, Monika Hofer i është kushtuar fuqishëm projektit të saj të preferuar, mbështetjes së familjeve dhe institucioneve në Kosovë. Rezultati më i ri i angazhimit të saj: Saktësisht në kohën e fillimit të vitit shkollor në fshatin e izoluar malor Zatriç, që ka 650 banorë është hapur një shkollë e re fillore.
Në javët pararendëse, ndërtesa që ishte në gjendje të mjerueshme është sanuar ne mënyrë të plotë. Para kësaj ishte e paimagjinueshme që në të do të mësonin 100 nxënës. “Muret e klasave ishin me myk, tavani nuk e mbante shiun dhe nyjat sanitare të papërdorshme”, përshkruan Hoffer.
Së bashku me “Volkshilfe Österreich”, “Austrian Development Agency, me komunën vendore dhe para se gjithash me ndihmesën e fuqishme të ushtarëve të CIMIC (misioni civil i Kfor-it gjerman e austriak) ndërtesa brenda një kohe të shkurtë u kthye në nivel për t`u lakmuar.
Gjatë qëndrimit në Kosovë nuk mund të mungonte një vizitë te familja Gashi. Që kur kjo familje ne vitin 2008 është dëbuar nga Schönau i Austrisë, kontaktet me të janë ndërprerë, shkruan nachrichten.at. Kushtet e mjerueshme të jetës së tyre në një ambient ekonomikisht të rrënuar, u ashpërsuan nga humbja e dhimbshme: Në nëntor vdiq nga infarkti kryefamiljari, Ali Gashi.
“Duke i dhuruar një pako të madhe me ushqime ne patëm mundësi që së paku në mënyrë të përkohshme të ndihmojmë këtë familje”, shprehet Hofer.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









