Bota
Austriakët i thonë jo ekstremistit Hofer, zgjedhin për president Van Der Bellen
Sipas rezultateve paraprake Van der Bellen ka fituar me 53,6 përqind, ndërsa Hofer 46,4 përqind pr rezultatet përfundimtare priten të hënën
Më në fund austriakët kanë zgjedhur presidentin e tyre. Ish kryetari i të gjelbërve, Aleksander Van Der Bellen ka fituar sërish pas një balotazhi të përsëritur këtë të diele kundër kandidatit Norbert Hofer, i cili përfaqësonte platformën e partisë ultranacionaliste. Sipas rezultateve paraprake të realizuar nga “Sora” dhe “ORF” Van der Bellen ka fituar me 53,6 përqind, ndërsa Hofer 46,4 përqind, shkruan krone.at, përcjell “albinfo.ch”.
Megjithatë, pritet që rezultatet definitive të shpallen ditën e hënë.
Edhe në zgjedhjet e zhvilluara muaj më parë, fitues u shpall pro-evropiani Van der Bellen, por rezultati u anulua nga Gjykata Supreme Austriake, pasi u identifikuan parregullsi në sistemin e numërimit dhe u vendos përsëritja e zgjedhjeve.
albinfo.ch, duke pasqyruar zhvillimet rreth zgjedhjeve në Austri , ku jeton një komunitet i konsiderueshëm shqiptar, ka marrë herë pas here edhe qëndrimet e aktivistëve politikë shqiptarë të Austrisë. Në mes tyre dallohen Lulzim Fejzullahi, deputet në një komunë austriake dhe Joniz Saliuka, aktivist dhe ish kandidat për deputet në Landin e Vjenës. Ata kanë shprehur dëshirën e komunitetit shqiptar por dhe bindjen e tyre për fitoren e kandidatit të gjelbër.
Pas kumtimit të fitores së pritur, Lulzim Fejzullahi është shprehur: “Në Austri Van der Bellen nga Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet mbi 53%, kështu që uroj presidentin pro evropian dhe popullin shqiptar dhe austriak për zgjedhjen e qëlluar të presidentit” Lulzim Fejzullahi, SPO, (Partia Socialdemokrate e Austrisë)
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












