Bota
Austria i kërkon BE-së 600 milionë euro për refugjatët
Austria ka kërkuar nga Bashkimi Evropian një dëmshpërblim prej 600 milionë euro për numrin e madh të refugjatëve që ajo është detyruar të strehojë, shkruajnë mediet austriake. Gjatë vitit 2015 ky vend kishte strehuar 90 mijë refugjatë dhe ky numër kaq i madh i ka shkaktuar një kosto të madhe shtetit të Evropës Qendrore.
Austria e ka formuluar këtë kërkesë në një letër që ia ka drejtuar shefit të Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker, transmeton albinfo.ch. Kjo letër i është dërguar atij nga fundi i janarit të këtij viti.
Në letër, ministri austriak i financave Jörg Schelling kërkon po ashtu shtimin e fondit evropian për azil, migracion dhe integrim. Mjetet nga ai fond do të duhej t`u ndaheshin shteteve evropiane më të prekura nga kriza e refugjatëve.
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












