Lajme
Zyrtare: Zvicra regjistroi verën më të nxehtë në histori
Vera e vitit 2026 ishte më e nxehta në Zvicër që nga fillimi i matjeve meteorologjike, duke tejkaluar edhe rekordin e vitit 2003
Zvicra ka përjetuar verën më të nxehtë që nga fillimi i matjeve. Sipas bilancit të publikuar nga MeteoSwiss, temperatura mesatare kombëtare gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht arriti në 17.2°C, ose 0.4 gradë më shumë se rekordi i mëparshëm i vitit 2003.
Gjatë verës u thyen një sërë rekordesh lokale. Më 30 korrik, në Basel-Binningen u regjistruan 39.7°C, duke barazuar rekordin për pjesën veriore të Alpeve. Në total, 30 stacione matëse regjistruan temperaturën e tyre më të lartë absolute.
Veçanërisht të pazakonta ishin edhe netët tropikale. Në Locarno-Monti u regjistruan 50 net tropikale, tetë më shumë se në vitin 2003. Në shumë zona, sidomos në veri të Alpeve, numri i ditëve me temperatura mbi 30°C ishte deri në dy javë më i madh se rekordet e mëparshme, transmeton albinfo.ch.
Thatësira ekstreme shoqëroi temperaturat rekord
Nxehtësia u shoqërua edhe me një thatësirë të jashtëzakonshme. Periudha prill–gusht 2026 ishte më e thata dhe më e nxehta që nga viti 1901, ndërsa reshjet në nivel kombëtar arritën vetëm 61% të normales. Kjo ndikoi në lumenj, pyje dhe bujqësi, ndërsa temperaturat e ujërave arritën nivele rekord në pothuajse 60% të stacioneve matëse.
Pasojat u ndjenë edhe në bujqësi, me mungesë të ushqimit për kafshët dhe humbje të të korrave, ndërsa thatësira rriti rrezikun nga zjarret në pyje dhe krijoi probleme për lundrimin në lumin Ren.
Sipas MeteoSwiss, në një botë me 3°C ngrohje globale krahasuar me periudhën paraindustriale, një verë si ajo e vitit 2026 do të konsiderohej vetëm “mesatarisht e nxehtë”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












