Skip to content

Krizë te gjiganti i çokollatës Lindt, çmimet e larta largojnë klientët

Gjiganti zviceran i çokollatës Lindt po përballet me vështirësi për shkak të çmimeve të larta, të cilat kanë larguar një pjesë të konsumatorëve, veçanërisht në Zvicër dhe Gjermani.

Kreu i bordit drejtues, Ernst Tanner, pranoi se kompania e kishte mbivlerësuar gatishmërinë e klientëve për të paguar më shumë për produktet e saj. Për këtë arsye, Lindt po shton ofertat promocionale për të rikthyer blerësit.

Kriza ka sjellë edhe ndryshime në drejtimin e kompanisë, me largimin e drejtorit ekzekutiv Adalbert Lechner dhe drejtuesit të divizionit gjerman. Ndërkohë, aksionet e Lindt kanë humbur rreth 40 për qind të vlerës që nga shkurti.

Pavarësisht situatës, Tanner synon të mbetet në krye të bordit drejtues, ndërsa kompania ka nisur masa kursimi dhe përjashton shkurtimet e përgjithshme të vendeve të punës.