Lajme
Ashton ua jep edhe një mundësi palëve
Baronesha Catherine Ashton i ka ftuar për të mërkurën dy kryeministrat, Thaçin dhe Daçiq për t’ua dhënë edhe një rast për marrëveshje. Beogradi nuk jep sinjal, derisa Prishtina është optimiste
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, baronesha Catherine Ashton i ka ftuar dy kryeministrat, Hashim Thaçin dhe Ivica Daçiq, për një takim të veçantë të mërkurën në Bruksel, si përpjekje të fundit për të arritur marrëveshje për veriun e Kosovës.
Përmes një komunikate për media, baronesha Ashton kërkon nga palët që kësaj radhe të arrijnë një kompromis të përbashkët.
“Unë kam ftuar të mërkurën me 17 prill, kryeministrin Ivica Daçiq dhe kryeministrin Hashim Thaçi për një takim në Bruksel. Kam kërkuar nga ata që të vijnë në një frymë konstruktive, të gatshëm për të shqyrtuar mundësitë e ndryshme dhe të bien dakord për një kompromis të përbashkët”, ka deklaruar Ashton.
Komisioni Evropian, ndërkaq ka shtyrë për disa ditë publikimin e raportit për perspektivën e Serbisë, për shkak marrëveshjes me Kosovën, e cila është një prej kushteve që Serbia duhet ta përmbush për të marrë datën e anëtarësimit në BE.
Menjëherë pa marrjes së ftesë, kryeministri Hashim Thaçi është nisur drejt Brukselit. Ai u shpreh optimist se të mërkurën Beogradi do ta pranoj marrëveshjes dhe me këtë rast do të hapet perspektiva e integrimit për të dyja shtet.
“Ne do ta respektojmë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Kemi bërë kompromise me dokumentin Ahtisari. Shpresa ime është në reflektimin që duhet ta bëjë Beogradi në raport me propozimet e baroneshës Ashton dhe në përgjegjësinë tonë shtetërore, politike dhe qytetare”, tha Thaçi në një konferencë për media që mbajti në Aeroportin e Prishtinës.
“Sot delegacioni kosovar udhëton me qëllimin më të mirë që të arrihet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe fillimin e ndërtimit të një kapitulli të ri ndërmjet dy vendeve, kapitull ky që ka munguar për një shekull deri sot. Me arritjen e marrëveshjes nuk do të fitojë vetëm Kosova, por do të jetë mirë edhe për Serbinë”, tha kryeministri Thaçi.
Në anën tjetër kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se dita e nesërme nuk është “dita D” për Serbinë. Ai tha se Beogradi e ka njoftuar Brukselin për atë se çfarë është “arsye e mjaftueshme dhe kusht” që të pranohet marrëveshja me Prishtinën, duke paralajmëruar kjo do të jetë tema e bisedimeve.
“Ditëve të kaluara janë qartësuar disa çështje për të cilat Beogradi vlerëson se është e domosdoshme që t’i përmbajë marrëveshja në mënyrë që pala serbe ta pranojë atë dokument”, i ka thënë Daçiq “Tanjug”-ut.
“Ne jemi të gatshëm për vazhdimin e dialogut, por nuk mendoj se sot është ‘Dita D’, në kuptimin se duhet të arrijmë marrëveshje ose do të ndodhë fundi i botës”, tha kryeministri serb.
Ndryshe, takimi i nesërm ndërmjet dy palëve është i nënti në nivel kryeministrash dhe mund të jetë i fundit që e ndërmjetëson baronesha Ashton. Kjo e fundit në raundin e kaluar ofroi një plan për zgjidhjen e problemit në veriun e Kosovës, por u kundërshtua nga Beogradi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës Nxënësja shqiptare nga Payerne u vlerësua me çmim për mesataren më të lartë në gjuhën gjermane... -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve














