Lajme
Asgjësohen 50 mijë litra alkool
Një pjesë e alkoolit të asgjësuar është futur ilegalisht ne territorin e Kosovës, ndërsa pjesa tjetër është prodhuar në mënyrë ilegale me tiketa false
Policia dhe Doganat e Kosovës në një aksion të përbashkët, ka asgjësuar më shumë se 50 mijë litra alkool që ishte konsideruar si e falsifikuar dhe e kontrabandimit në Kosovë. Kjo sasia e ndaluar dhe sekuestruar e alkoolit, është hasur në një depo në regjionin e Prishtinës.
Një pjesë e alkoolit, sipas njoftimit zyrtar, është futur ilegalisht ne territorin e Kosovës, ndërsa pjesa tjetër është ndaluar sepse është prodhuar në mënyrë ilegale me tiketa false.
“Për të verifikuar mbi gjendjen shëndetësore të këtyre produkteve është ftuar inspektorati fito-sanitar i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë i cili ne mungesë të dokumentacionit nxori vendim për asgjësim pasi qe nuk i plotëson kushte për tregtim dhe konsum”, thuhet në njoftim.
Bashkëpunimi ndërmjet tri agjencive për ruajtjen e kufirit të cilat veprojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK), sipas tp njëjtit njoftim, është duke treguar sukses ne parandalimin e tregtimit apo shitjes se gjitha mallrave që nuk i’u nënshtrohen kontrollit zyrtare.
“Këto alkoole në momentin e ndalimit nuk kanë poseduar dokumente përcjellëse për origjinën e tyre, certifikatën shëndetësore, importuesin e produktit, disa nga to nuk kanë pas deklaratë të produktit. Po ashtu pala ka tentuar të prodhojë lloje të ndryshme të pijeve alkalike me tiketa të falsifikuar dhe ne kushte të palejuara për prodhim”, thuhet në njoftim.
Produktet si të tilla konsiderohen të dyshimta dhe nuk lejohen për futjen në treg për konsum.
“Alkooli si produkt i pa kontrolluar mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe vdekjeprurës për njerëz. Organet shtetërore për siguri publike do të veprojnë ne secilin rast kur tentohet të rrezikohet shëndeti i qytetareve të vendit”, konsideron Lamir Thaçi, zyrtar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Asgjësimi i kësaj sasie është realizuar në depon e mbeturinave ne Mitrovicë nën mbikëqyrjen e zyrtareve të MIK-ut.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












