Lajme
Anulohet Samiti i Ohrit!
Anashkalimin e Samitit e publikoi para pak çastesh, vetë presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov. Shkak i anulimit duket se është bërë mos-ftesa e Kosovës
(update)
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov u detyrua ta anuloj mbajtjen e Samitit të Ohrit, pasi që disa nga presidentët e shteteve anëtare të Procesit për Bashkëpunimi Rajonal të Evropës Juglindore (SEECP) anuluan pjesëmarrjen për shkak të mos-ftesës së Kosovës.
Anulimin e Samitit e publikoi para pak çastesh, vetë presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.
Në një konferencë për media, ai tha se vendimi për anulimin e këtij samiti u bë në përputhje me interesat shtetërore dhe dinjitetin e Maqedonisë dhe se sipas tij, ai ka vepruar në përputhje të plotë me dokumentet bazë dhe rregullat si kryesues në SEECP.
“Por, për fat të keq paragjykimet dhe komplekset e vjetra ballkanike sërish u gjallëruan në prag të Samitit. Nuk do të lejojë që në kurriz të Maqedonisë të shkelen paragjykimet e vjetra ballkanike dhe kjo të jetë një kusuritje e interesave të shteteve ballkanike dhe çmimin ta paguaj Maqedonia”, deklaroi presidenti Ivanov, raporton INA.
Mirëpo anulimi i këtij samiti, i cili ishte parashikuar të mbahet me 1 dhe 2 qershor, u bë kryesisht për fajin e presidentit Ivanov. Ky i fundit refuzoi ta ftojë presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me justifikimin se Kosova nuk është anëtare e SEECP-it, dhe se kundër pjesëmarrjes së Kosovës ishin deklaruar “më shumë se një shtet”
Mirëpo nëpërmjet një deklarate për media, zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se vendimi për të mos ftuar Kosovën ishte ndërmarrë nga vetë Shkupi dhe nuk ishte kërkesë e autoriteteve serbe.
Pavarësisht kësaj, mos-ftesa e presidentes Jahjaga kishte ndikuar edhe tek Tirana zyrtare. Presidenti shqiptar, Bujar Nishani e refuzoi Samitin, ndërsa kundër pjesëmarrjes u deklaruan edhe Sofja dhe Zagrebi zyrtar.
——-
Samiti për Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) që është parashikuar të mbahet në Ohër më 1 dhe 2 qershor, e ka humbur kuptimin e të qenit samit rajonal. Kjo për faktin se pas mos-ftesës së Kosovës, Samitin e kanë bojkotuar edhe Shqipëria, Bullgaria e Kroacia.
Po ashtu, nikoqirin e Samitit, presidentin e Maqedonisë, Gjeorgji Ivanov e ka njoftuar edhe komisionari për zgjerim i BE-së Shtefan Fule, i cili po ashtu ka deklaruar mospjesëmarrje.
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fule, siç raporton RTK, ka anuluar pjesëmarrjen e tij në Samitin e Kryetarëve të shteteve të Evropës Juglindore.
Ai do të shkoj një ditë më parë në takimin e Ministrave të jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore që do të mbahet më 31 maj në Ohër dhe menjëherë në mbrëmje do të udhëtojë drejt Brukselit, pa takuar pjesëmarrësit e Samitit të Ohrit.
Presidenca maqedonase paraprakisht kishte paralajmëruar edhe pjesëmarrjen e Fyles në Samit, por mund të jetë vendimi i shtetit maqedonas për mos të ftuar Kosovën, që i ndryshoi mendjen në momentin e fundit diplomatit Fyle.
Mos-ftesa e presidentes Jahjaga e kishte irrituar edhe presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili ka paralajmëruar se si shenjë proteste nuk do të merr pjesë në Samitin e Ohrit.
“Fakti se presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk është ftuar të marrë pjesë në këtë eveniment, kjo është në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit dhe të dialogut që mbizotëron në rajon dhe që lehtëson arritjen e synimit të përbashkët, atë të integrimit evropian”, thekson Nishani.
Ndërkaq siç thuhet në një deklaratë të Presidencës Shqiptare, lënia e Kosovës jashtë Samitit është bërë nën presionin e Serbisë, në kundërshtim të hapur me marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe më konkretisht në shkelje te nenit 14 të Marrëveshjes Thaçi-Daçiç të nënshkruar në Bruksel, më 19 prill, 2013.
Ndërkohë dhe Bullgaria dhe Kroacia ka anuluar pjesëmarrjen. Presidenti kroat Ivo Josipoviq, po ashtu ka deklaruar se mosftesa e të gjitha vendeve e humbë kuptimin bashkëpunimit në rajon. Në arsyetimin me shkrim, që i është dhënë Radios Evropa e Lirë shpjegon se “Presidenti Josipoviq është i mendimit se synimi i tubimeve rajonale është bashkëpunimi dhe përfshirja e të gjithëve nga rajoni në këtë bashkëpunim”, ka deklaruar Danja Shilloviq Kariq, zëdhënëse e Presidencës kroate.
“Kroacia mbetet e përkushtuar ndaj politikës së bashkëpunimit rajonal, solidarizimit dhe mbështetjen e plotë për t gjitha vendet e rajonit dhe proceseve të tyre për të përparuar drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në shpjegimin e dhënë me shkrim të presidencës kroate.
Po ashtu kundër mos-ftesës ka reaguar edhe Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan.
“KKSHA dënon fuqishëm qeveritë e Serbisë dhe Bosnjës për prapaskenat kundër Kosovës, çka rezultojë me mos-ftesën për të marrë pjesë në SEECP të Kosovës, respektivisht Presidentes së Kosovës zonjës Atifete Jahjaga”, thuhet në reagim.
KKSHA gjithashtu dënuan edhe qëndrimin e Qeverisë së Maqedonisë, për pranim në heshtje të presionit nga Serbia dhe Bosnja, me çka presidenti Ivanov, sipas KKSHA-së, humbi një mundësi për të demonstruar lidership dhe frymë të bashkëpunimit rajonal.
Presidenca e Maqedonisë kishte dhënë arsyetimin e saj, se shkak për mos-ftesën e Kosovës ka qenë se Kosova nuk është anëtare e SEECP-së, ndërsa arsyeja tjetër ishte kushtëzimi i saj nga Serbia dhe disa aleatë të saj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













