Kosova
Ali Ahmeti, Qytetar Nderi i Prizrenit
Vendimi u mor nga Asambleja Komunale e Prizrenit më 28 mars
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është shpallur sot “Qytetar Nder” i Komunës së Prizrenit.
Ceremonia solemne u mbajt sot, ku morën pjesë shumë personalitete të shquara politike.
Ata vlerësuan lart kontributin e Ahmetit, shkruajnë mediat e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Të gjithë folësit në seancë thanë se ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-lideri politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, për 40 vjet ka qenë në funksion të shqiptarëve, fillimisht në Kosovë dhe pastaj edhe në Maqedoninë e Veriut.
Në fjalën e tij, Ali Ahmeti u shpreh tejet i nderuar me këtë titull. Ahmeti tha se “Lidhja na e ka mbajtur shpirtin gjallë”.
“Na e ka mbajtur shpirtin gjallë, sepse na ka mësuar se si të mos jepemi dhe të ndërtojmë program deri në çlirim, sepse vetë Lidhja e Prizrenit ishte një platformë për çlirimin e tokave shqiptare”, tha Ahmeti në fjalën e tij të rastit.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se “Qyteti i Lidhjes” di t’i nderojë njerëzit të kalibrit sikur të kreut të BDI-së.
“Për më tepër, edhe vetë prezanca e z. Ahmeti me bashkëpunëtorë dhe familjen e tij e ka nderuar edhe Prizrenin”, tha Totaj.
Vendimi u mor nga Asambleja Komunale e Prizrenit më 28 mars.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









