Lajme
Aksion i përbashkët: Ta pastrojmë Kosovën!
Aksioni “ta pastrojmë Kosovën” është pjesë e lëvizjes globale "Ta pastrojmë Botën’, që organizon aktivitete të ngjashme çdo vit në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit, 24 maj, që nga viti 2008.
Përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare të akredituara në Kosovë si dhe drejtues të shoqatave për mbrojtjen e ambientit, kanë marrë pjesë të premten në aksionin tradicional “ta pastrojmë Kosovën”, cila ka për qëllim pastrimin e vendit nga mbeturinat.
Kryetari i Prishtinës Isa Mustafa vlerësoi se duhet punuar më shumë në ruajte të ambientit, meqë kjo është një problem i përditshëm që i preokupon qytetarët, ndërsa ministri i Arsimit, Ramë Buja tha se kanë liruar të gjitha institucionet edukativo-arsimore nga obligimet, që t’i bashkohen sot fushatës.
Buja përcolli mesazhin që kjo ditë të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim që Kosva të bëhet vend i pastër.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi siç raportojnë mediat në Prishtinë, ka thënë se janë dakorduar që bashkë me komunën e Prishtinës, të fillojnë ndërtimin e një deponie të materialeve të ngurta.
Edhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Brathu, vlerësoi lartë këtë nismë vendore për ruajte të ambientit.
“Kjo ditë për mua është e veçantë për arsye se kjo iniciative është organizuar nga vendorët dhe jo ndërkombëtarët. Shpresoj se kjo të jetë ajo e duhura për Kosovën, sepse ata punojnë për vendin e tyre”, tha Brathu.
Në këtë aksion janë përfshirë edhe mbi 140 punëtorë të OSBE-së, të cilët kanë ndihmuar në pastrimin e hapësirave publike, përfshirë këtu edhe pastrimin e varrezave ortodokse serbe në Fushë Kosovë.
“Jam i lumtur që kemi mundur t’i kontribuojmë kësaj nisme kaq të madhe e të veçantë,” tha ambasadori Jean-Claude Schlumberger, shef i Misionit OSBE-së. “Dhjetëra mijëra vullnetarë që punojnë për të mbledhur 20,000 tonë mbeturina janë ilustrimi më i mirë i përgjegjësisë qytetare në vepër”, tha ai.
Ambasadori Schlumberger iu bashkua vullnetarëve të shoqatave joqeveritare, OSBE-së dhe përfaqësuesve të lartë të qeverisë, komunave e bashkësive fetare në pastrimin e varrezës ortodokse serbe dhe Lagjes shumë-etnike 29 në Fushë Kosovë, si dhe në lagjen Arbëria në Prishtinë.
“Jam gjithashtu i kënaqur që organizatori i kësaj nisme, OJQ Liria, e ka bërë këtë nisme gjithëpërfshirëse në të mirë të të gjitha komuniteteve,” tha Ambasadori Schlumberger.
“U bëj thirrje institucioneve në nivel qendror dhe lokal që të bëjnë më shumë për të siguruar që shërbimet publike dhe komunale u ofrohen të gjithëve në mënyrë të barabartë”, deklaroi ai.
Ndryshe, aksioni “ta pastrojmë Kosovën” është pjesë e lëvizjes globale ‘Ta pastrojmë Botën’, që organizon aktivitete të ngjashme çdo vit në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit, 24 maj, që nga viti 2008.
Ndotja e mjedisit në Kosovë, përveç që ndikohet nga kompanitë e mëdha të industrisë së rëndë, siç është Korporata Energjetike e Kosovës, “Ferronikeli”, “Sharrcem”, kjo ndotje bëhet edhe nga hedhja e mbeturinave të qytetarëve vend e pa vend
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz












