Kosova
Aeroporti i Prishtinës nis vitin me 360 fluturime, policia në nivel maksimal
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shënuar një nisje të mbarë të vitit 2019.
Sipas zyrtarëve të aeroportit, vetëm në javën e parë të këtij viti kanë udhëtuar 50 mijë udhëtarë dhe janë realizuar 360 fluturime.
Në një prononcim për Indeksonline ata thonë se i gjithë trafiku është duke u realizuar sipas planit, me trend të rritjes prej 20 për qind, shkruan RTK, përcjell Albinfo.ch.
“Me 50,000 udhëtarë e mbi 360 fluturime të planifikuara për javën e parë shënojmë fillimin e mbarë të 2019-ës në aeroportin “Adem Jashari”. Përmes aeroportit javën pare realizohen 362 fluturime me rreth 40,000 udhëtarë. I gjithë trafiku është duke u realizuar sipas planit, me trend të rritjes prej 20 %”, kanë thënë për Indeksonline.
Gjithashtu, bëhet e ditur se Policia e Kosovës në Aeroportin e Prishtinës kësaj radhe ka qenë në nivelin maksimal të shërbimeve.
“Policia e Kosovës ne aeroportin e Prishtinës kësaj radhe kanë qenë ne nivelin maksimal të shërbimeve , sipas pasagjerëve ketë vit ka qen një organizim perfekt i policisë ku pritjet ne kontroll te dokumenteve ka qen minimale”, thuhet më tej në prononcimin e tyre.
Ndërsa, vlen të ceket se në vitin2018 aeroporti ka shënuar rekord me mbi 2.2 milionë udhëtarë, shkruan RTK, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













