Lajme
AAK-ja kërkon përsëritjen e regjistrimit të popullsisë
Kanë nisë të shtohen zërat për regjistrimin e popullësisë në Kosovës, duke e cilësuar atë të dështuar
Pas Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës dhe KMDLNJ-së, edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka cilësuar të dështuar regjistrimin e popullsisë në Kosovë.
Kjo parti politike ka kërkuar përsëritjen e këtij procesi, pasi që sipas saj në regjistrimin në muajin prill nuk janë përfshirë të gjithë qytetarët e Kosovës.
Sipas AAK-së procesi i regjistrimit të popullsisë do të ketë pasoja ekonomike për shkak të zvogëlimit të forcës reale të numrit të banorëve, i cili del të jetë më i vogël se sa ishte pritur.
Gjithashtu është theksuar se këtë proces e kanë shoqëruar shumë parregullsi, si mos zbatimi i Ligjit për regjistrim të popullsisë dhe mos regjistrimi i qytetarëve serbë në veri. Enti i Statistikave të Kosovës ka publikuar rezultatet preliminare të procesit të regjistrimit të popullsisë, sipas të cilave del se në vendit tonë jetojnë rreth 1.8 milionë banorë.
Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 1981, Kosova kishte rreth 1.6 milionë banorë që del se për 30 vjet vendi ynë ka vetëm rreth 200 mijë banorë më shumë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi Gent Maksutaj do të varroset në fshatin Banjë, ndërsa autoritetet suedeze po vazhdojnë hetimet për vrasjen... -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











