Sport
Arnold Gjergjaj rikthehet në ring
Më datën 5 dhjetor, Gjergjaj do të boksoi kundër kroatit, Marino Goles në Spreitenbach të Zvicrës
Kampioni evropian i boksit në kategorinë EBU-EE, shqiptari Arnold Gjergjaj do të rikthehet sërish në ring.
Më 5 dhjetor ai do të boksoi kundër kroatit, Marino Goles në Spreitenbach të Zvicrës.
Boksieri kosovar i cili jeton në Bazel të Zvicrës, në fitoren e fundit në qershor të këtij viti ndaj boksierit rus Denis Bakhtov, kishte lënduar dorën dhe iu deshtë disa muaj për t’u rikuperuar.
“Siç e dini në raundin e katërt të asaj ndeshje unë e pata lënduar dorën e djathtë, por më mbështetjen e gjithë atij publiku, vendosa që të vazhdoj deri në fund. Fatmirësisht ia arrita të fitoj. Më është dashur të pres një kohë të gjatë derisa dora më është shëruar. Tani ndihëm shumë mirë”, shprehet Arnoldi për “albinfo.ch”.
Gjergjaj, i njohur më nofkën “The Cobra” ende nuk njeh humbje në boksin profesionist. Ai premton se edhe në këtë ndeshje do të dal fitues për të vazhduar karrierën e tij drejt titullit të botës në kategorinë e peshës së rëndë.
“Ndeshja do të jetë më tetë (8) runde. Gjithçka është duke shkuar mirë. Jam duke u përgatitur maksimalisht për të fituar edhe këtë ndeshje”, shprehet ai.
Aktualisht boksieri më origjinë nga Gjakova gjendet në vendin e 29-të të listës së boksit botërorë. Ai deri më tash ka zhvilluar 28 ndeshje dhe ka 28 fitore, 20 prej tyre më nokaut.
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










