Lajme
Inflacioni në Zvicër arrin nivelin më të lartë në dy vjet
Inflacioni në Zvicër është rritur në shtator, duke arritur nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet. Rritja e çmimeve të naftës dhe dobësimi i frangut zviceran kanë shtuar presionet mbi çmimet, megjithëse inflacioni mbetet dukshëm më i ulët se në Eurozonë
Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave, çmimet e konsumit në shtator 2026 ishin 1% më të larta se një vit më parë. Në gusht, inflacioni ishte 0.8%. Norma prej 1% është gjithashtu në përputhje me pritjet e ekonomistëve, shkruan Swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.
Nafta dhe karburantet ndikojnë në rritje
Një prej faktorëve kryesorë ishte rritja e çmimeve të produkteve të naftës. U shtrenjtuan ndër të tjera nafta për ngrohje, benzina dhe dizeli. Në anën tjetër, çmime më të ulëta u regjistruan në disa kategori, përfshirë veshjet dhe këpucët.
Indeksi kombëtar i çmimeve të konsumit mbeti i pandryshuar krahasuar me muajin paraprak, në 101.5 pikë, pasi lëvizjet e çmimeve në kategori të ndryshme kompensuan njëra-tjetrën.
Rritet edhe inflacioni bazë
Edhe inflacioni bazë, i cili përjashton komponentë më të paqëndrueshëm si energjia dhe karburantet, u rrit nga 0.4% në gusht në 0.5% në shtator. Kjo ishte rritja e dytë radhazi.
Megjithatë, inflacioni zviceran vazhdon të jetë brenda intervalit 0–2%, të cilin Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) e konsideron në përputhje me stabilitetin e çmimeve. Norma bazë e interesit e SNB-së vazhdon të jetë 0%.
Zvicra dukshëm nën Eurozonën
Dallimi me vendet përreth mbetet i madh. Sipas metodologjisë së harmonizuar evropiane, inflacioni zviceran ishte 1.2% në shtator, ndërsa për Eurozonën pritej një normë prej rreth 3.7%.
Një faktor tjetër që po ndikon te çmimet është dobësimi i frangut zviceran. Një frang më i dobët i bën mallrat e importuara më të shtrenjta dhe mund të ushtrojë presion shtesë mbi inflacionin. Megjithatë, zyrtarët zviceranë e konsiderojnë një pjesë të përshpejtimit aktual të inflacionit si të përkohshëm.
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











