Lajme
Kroacia mbyll kufirin, keq për refugjatët
Kroacia kë vënë ushtrinë në gjendje gatishmërie, për t’u marrë me refugjatët e ikur nga lufta. Vetëm brenda tri ditëve më Kroaci kanë hyrë 11 mijë migrantë
Për shkak të fluksit masiv të imigrantëve nga Lindja e Mesme, Kroacia ka mbyllur shtatë nga tetë pikat kufitare me Serbinë duke e bërë edhe më tragjike dramën e refugjatëve afro-aziatikë. Ky vendim i Zagrebit zyrtar është i përkohshëm, derisa të merret një vendim tjetër për refugjatët.
Kroacia kë vënë ushtrinë në gjendje gatishmërie, për t’u marrë me refugjatët e ikur nga lufta. Nëpër këtë shtet vetëm brenda tri ditëve të fundit kanë hyrë 11 mijë migrantë nga Serbia.
Fluksi nëpër Kroaci erdhi pas Hungari mbylli kufirin hermetikisht dhe i dëboi dhunshëm emigrantët duke përdorur edhe gaz lotsjellës dhe shufra gome në zonën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë. Pas kësaj drame të dhunshme, migrantët ia mësynë kufirit tjetër në drejtim të Kroacisë.
Zyrtarët në Kroaci ka thënë se do të kishte lejuar njerëzit të kalonin lirshëm nëpër territorin e saj, mirëpo, sipas kryeministrit Zoran Millanoviq, burimet e vendit për të trajtuar fluksin e migrantëve janë “të kufizuara”.
Ndërkohë, siç raporton REL, Sllovenia ka bërë të ditur se ka ndaluar një tren nga Kroacia me migrantë dhe se do të kthejë në Zagreb rreth 150 pasagjerë, pasi ata nuk kanë pasur dokumentet e nevojshme për të udhëtuar tutje. Sllovenia është vendi i radhës transit për migrantët që synojnë të arrijnë në Austri dhe Gjermani.
Kryeministri slloven, Miro Cerar, ka thënë se vendi i tij do të respektojë rregullat e zonës Schengen për udhëtim të lirë. Sllovenia do të pranojë kërkesa për azil, por nuk do të krijojë “korridor” për refugjatët për të kaluar përmes territorit të saj në Austri.
Në anën tjetër, Parlamenti Evropian ka mbështetur planin për sistemimin e 120 mijë refugjatëve në BE, në bazë të kuotave të detyrueshme, por ministrat e Brendshëm të bllokut evropian, deri më tash, nuk kanë rënë dakord.
Gjermania dhe Franca janë në favor të planit, por Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia e kundërshtojnë fuqishëm atë.
Kancelaria gjermane Angela Merkel i bëri thirrje industrisë së automobilëve t’u japë një shans refugjatëve në rritje.
“Thirrja ime për ju që përfaqësoni këtë sektor të suksesshëm të industrisë gjermane; kudo që ka mundësi për t’i afruar këta njerëz dhe për t’u dhënë një shans, ju inkurajoj ta bëni këtë. Në të njëjtën kohë, e di se po e bëni këtë në shumë fusha dhe erdha t’ju falënderoj nga thellësia e zemrës”, tha ajo.
Ndryshe, siç njoftoi kancelaria gjermane, numri i refugjatëve që mbërritën në Gjermani të mërkurën ishin dyfishuar në krahasim me një ditë më parë, 7266 nga 3442 sa ishte të martën.
Derisa kalimi nëpër detin Mesdhe është bërë shumë i vështirë për migrantët, rruga e vetme ka matur ajo nëpër Ballkan. Numri më i madh i refugjatëve afro-aziatikë që e kanë synim BE-në, kanë shfrytëzuar linjën Turqi-Greqi-Maqedoni-Serbi-Hungari. Mirëpo pasi Budapesti ngriti mur në kufij, tashmë alternativë ka mbetur Kroacia.
Ajo që është e veçantë, në këtë rrugëtim, është se imigrantët iu kanë shmangur rrugës nëpër Bullgari, shtet ky që është në BE. Madje burime thonë se Bullgaria ka filluar vendosjen e trupave në kufirin e saj juglindor me Turqinë, për të ndaluar fluksin e refugjatëve.
E-Diaspora
-
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” Diaspora shqiptare zhvilloi të mërkurën në mbrëmje protestën e katërt me radhë në Gjenevë, duke vazhduar... -
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike -
BQK: Ekonomia e Kosovës pritet të ngadalësohet, inflacioni të rritet në 6.7% gjatë vitit 2026 -
Pranvera Hyseni solli nga SHBA një teleskop dhe e dhuroi në Ditën Ndërkombëtare të Asteroidëve -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve
Jeta në Austri
-
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair Gjykata Supreme e Austrisë (OGH) ka rrëzuar një gamë të gjerë klauzolash tarifash të përdorura nga... -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve -
Temperatura rekorde edhe në Vjenë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore










