Lajme
Rreth 32 mijë kosovarë dorëzuan nënshtetësinë
Brenda pesë vjetëve të fundit, mbi 32 mijë kosovarë hoqe dorë nga nënshtetësia. Arsyeja është se disa shtete të BE-së, nuk lejojnë dy shtetësinë përfshinë edhe Gjermaninë
Më shumë se 32 mijë qytetarë të Kosovës kanë heq dorë nga nënshtetësia kosovare, duke lakmuar kështu një shtetësi tjetër. Kjo shifër është shënuar në pesë vjetët e fundit, ndërsa heqja dorë nga pasaporta kosovare, në shumicën e raste ka ndodhur pasi që shteti ku jetojnë dhe punojnë, nuk lejon dyshtetësinë.
Mbi 32 mijë qytetarë të Kosovës kanë hequr dorë nga nënshtetësia kosovare vetëm nga viti 2009 për të zgjedhur një nga shtetet nga Bashkimi Evropian që nuk e lejon dyshtetësinë. Kampion në “zbrazjen” e Kosovës është Gjermania. Me këtë ritëm të heqjes dorë nga nënshtetësia brenda 10 vjetëve Kosova do të ketë 100 mijë banorë më pak, raporton Zëri.
Procedura për heqjen e nënshtetësisë, sipas zyrtarëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, është shumë e thjeshtë.
“Divizioni për Shtetësi në kuadër të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migrim këto kërkesa i shqyrton brenda një afati shumë të shpejtë e që në praktik është maksimumi 15 ditë. Arsyeja ka të bëjë me faktin që shumë shtete evropiane nuk lejojnë dyshtetësinë”, thuhet në raport.
“Numri i shtetasve kosovarë që kanë hequr dorë nga shtetësia e RKS-së nga viti 2009 e deri më sot është mbi 32 mijë. Arsyeja e heqjes dorë nga shtetësia është marrja e një shtetësie tjetër të një shteti të Bashkimit Evropian që nuk lejon mbajtjen e dyshtetësisë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë dërguar gazetës “Zëri”.
Sipas tyre, vendi që më së shumti po e zbraz Kosovën është Gjermania. “Numri më i madh i shtetasve kosovarë që kanë hequr dorë nga shtetësia e RKS-së kanë fituar shtetësinë gjermane”, njofton Ministria. Sidoqoftë “lajmi i mirë” në këtë mes, sipas Ministrisë së Brendshme, është se asnjë qytetar i Kosovës nuk ka hequr dorë nga nënshtetësia për t’u pajisur me shtetësi të Serbisë.
Afrim Berisha një bashkatdhetarë që jeton në Gjermani tash e 20 vjet, thotë se është detyruar të heqë dorë nga nënshtetësia e tij vetëm e vetëm që fëmijët e tij të kenë kushte të barabarta në shtetin ku po qëndrojnë. Ai ka thënë se vendimi ishte një prej më të vështirëve të jetës së tij, por që nuk kishte rrugë tjetër.
“Ka qenë vendim shumë i vështirë së bashku me atë kur kam vendosur që ta lë Kosovën. Ne mezi e bëmë shtetin tonë e tash po detyrohemi që të heqim dorë edhe e drejta për të qenë pjesë ligjore e atij shteti”, ka thënë Berisha.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










