CH-Ballkani
22 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në Gjermani
Sipas autoriteteve gjermane në të njëjtën periudhë të 2014-ës në Gjermani aplikuan për azil 3913 shqiptarë, por këtë vit shifra u shtatëfishua.
Në 6 muajt e parë të 2015 në Gjermanii kanë kërkuar azil 22 mijë qytetarë të Shipërisë.
Shifrat e gjysmës së parë të vitit janë bërë publike nga ministria e Brendshme Gjermane ku Shqipëria renditet e treta për numrin e azilkërkueseve.
Sipas autoriteteve gjermane në të njëjtën periudhë të 2014-ës në Gjermani aplikuan për azil 3913 shqiptarë, por këtë vit shifra u shtatëfishua.
Edhe për muajin qershor, shqiptarët janë renditur të dytët në listën e azilkërkuesve në Gjermani, me 5932 kërkesa, mbi 1000 më tepër se një muaj më parë, për të vazhduar kështu trendin e i kjeve masive nga vendi, duke mbetur vetëm pas sirianëve që i largohen konfliktit disavjeçar në shtetin e tyre.
Në përmbledhjen e gjysmës së parë të 2015-ës, qytetarët e Shqipërisë renditn pas sirianëve dhe shqiptarëve të Kosovës, ndërsa i kanë lënë mjaft mbrapa irakianët dhe afganët e shpërngulur nga lufta.
Përballë një situate të tillë, ku në listën e dhjetë shteteve me më tepër azilkërkues janë përfshirë ehe Maqedonia dhe Bosnje-Hercegovina, Gjermania po mendon t’i shpallë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor vende të sigurta të origjinës, pasi mundësitë që ata të njihen si azilkërkues janë shumë të vogla.
Sipas mediave gjermane, ministri i brendshëm, Tomas de Maizier, deklaroi se fluksi i azilkërkuesve i vë të gjithë përballë një sfidë të mëdha, ndërsa theksoi se duhet bërë dallimi mes njerëzve vërtet në nevojë dhe atyre që largohen për arsye të tjera.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












