Sport
“Dardania” e Bazelit përfundon kapitullin ndërregjional
Në lojën e fundit FC Dardania e Bazelit shënon fitore bindëse me rezultat 3:0 kundër SC Dornach. Golashënues ishin Bajram Salihu, Shqiprim Salihi dhe Egzon Ademaj, duke u përshëndetur pas vetëm një viti nga liga ndërregjionale.
“Ishte përvojë e bukur për ekipin. Në aspektin sportiv kjo përvojë ishte me siguri e përballueshme por disa atribute tjera si financiare dhe organizative, mungesa e personelit, prej trajnerëve të ndryshëm në të gjitha kategoritë e deri te kryesia ishin me siguri jo në nivel të kësaj lige. Mirëpo në kohën e fundit me formimin e Bordit nga disa biznesmenë shpresojmë për ditë më të mira”, thonë në këtë klub.
Diçka shumë pozitive është se thuaj të gjithë lojëtarët kyq edhe sezonin tjetër do të bartin fanelën kuq e zi, kurse trajneri Enver Hajdari dhe asistenti Olivier Grava janë tërhequr nga banka. Zëvendësues i tyre në sezonin vijues do të jetë Pepe Rafuna.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“














