Kalendari
Aksion i “Migrimit masiv” kundër ksenofobisë

Për të dytin vit me radhë “Aksioni Bewanderte Schweiz” thërret për pjesëmarrje në shëtitjen politike. Migrantët, të huajt me qëndrim të përhershëm, ata që kanë ardhur me bashkim familjar, të natyralizuarit, të panatyralizuarit dhe vendësit, do të shtegtojnë më 16 maj nga qyteti Bremgarten AG drejt Dietikonit (ZH) ku mbahet manifestimi përmbyllës.
Viteve të fundit është shndërruar në rrymë dominuese politike ndërsimi i ndjenjës së frikës prej të huajve për të mbledhur sa me shumë vota Por ne themi: shtegtimi, në të gjitha format e tij të shumënduarshme ka karakterizuar gjithmonë qenien njerëzore – edhe në Zvicër. Për këtë arsye ne shëtisim, shtegtojmë së bashku për takime spontane, diskutime të gjallërishme dhe për një politikë migracioni me horizont të gjerë.
Përveç shëtitjes, debatit dhe bashkëbisedimit, në manifestimin në fund të shtegrimit, në Dietikon do të ketë edhe një program muzikor. Marrin pjesë rok grupi “Who`s Electra” nga Lucerni, reperi Baba Uslender, Amir Attoun etj.
Nisja e shtegtimit: Vorplatz Bahnhof Bremgarten. Grumbullimi nga ora 9.00. Nisja, në orën 10.00
Manifestimi përmbyllës: Markthalle/Kirchplatz Dietikon, ora 17.00.
bewanderteschweiz.wordpress.com
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit16 Maj 2015
- Ora09:00
- LokacioniBremgarten (AG)
- Data e përfundimit8 Gusht 2025 - 20:21
Të tjera nga Kalendari
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak