Kosova
Kosova me mungesa të shumta — ja formacioni i mundshëm ndaj Islandës
Kombëtarja e Kosovës është gati për ndeshjen vendimtare kundër Islandës në kuadër të play-off-it të Ligës së Kombeve. Ky duel zhvillohet në Murcia të Spanjës, ku “Dardanët” do të kërkojnë të sigurojnë kalimin në Ligën B për edicionin e ardhshëm.
Pas fitores 2-1 në Prishtinë, Kosova ka një avantazh të lehtë, dhe çdo rezultat pozitiv në këtë sfidë të kthimit do t’i kualifikonte në kategorinë më të lartë.
Megjithatë, sfida kundër Islandës nuk do të jetë e lehtë, pasi përzgjedhësi Primož Gliha përballet me mungesa të mëdha, transmeton albinfo.ch.
Edon Zhegrova, një nga yjet e ekipit, mbetet jashtë për shkak të lëndimit. Përveç tij, mungojnë edhe portieri Aro Muriç dhe mesfushori Donat Rrudhani, të dy të dëmtuar. Po ashtu, Valon Berisha nuk do të jetë i gatshëm për këtë takim, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve.
Në portë pritet të startojë Amir Saipi, ndërsa mbrojtja pritet të mbetet e pandryshuar me katërshen Vojvoda, Rrahmani, Dellova dhe Paqarada. Në mesfushë pritet të luajnë Vesel Demaku dhe Elvis Rexhbeçaj në rolet mbrojtëse, me Florent Muslijën si organizator.
Në sulm, balotazhi i vetëm mbetet mes Ermal Krasniqit dhe Emir Sahitit për një vend titullari, përkrah dyshes së konsoliduar Milot Rashica dhe Vedat Muriqi.
Formacioni i mundshëm i Kosovës:
Saipi; Vojvoda, Rrahmani, Dellova, Paqarada; Demaku, Rexhbeçaj; Muslija; Er. Krasniqi (ose Sahiti), Rashica, Muriqi.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci










