Lajme
Drashkoviq: Shumicën e krimeve i ka bërë Serbia
Lideri i Lëvizjes për Rimëkëmbjen Serbe, Vuk Drashkoviq pranoi se shumicën e krimeve në Ish Jugosllavi ka bërë Serbi. Vetëm në Sarajevë ai tha se janë vrarë 12 mijë civilë
Ish-zëvendëskryeministri i Serbisë dhe kryetari i partisë opozitare, Lëvizja Serbe për Rimëkëmbje, Vuk Drashkoviq ka shokuar opinion serb me një intervistë që ka dhënë në mediet serbe. Ai ka thënë se përgjegjës për krimet që kanë ndodhur në ish-Jugosllavi është Serbia e cila tani duhet të kërkoj falje.
“Ka ardhur koha që Serbisë dhe serbëve tu tregohet e vërteta”, ka thënë Drashkoviq, sipas të cilit, të gjithë serbët që janë gjykuar në Hagë, vazhdojnë të quhen heronj nga shumica dërrmuese e njerëzve në Serbi.
“Sllobodan Millosheviq është përgjegjës për politikën e humbjeve të tmerrshme dhe krimet. Ministrat e adhurojnë atë edhe në varr, dhe thonë për të se ishte zgjedhur nga vetë Perëndia”, ka thënë Drashkoviq, sipas të cilit, po vazhdon të heshtet e vërteta e lidhur me shumicën e krimeve në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë.
“Shumica e krimeve janë kryer nga pala serbe” thotë Drashkoviq, transmeton Telegrafi. Ai po ashtu thekson se Serbia duhet të pranojë humbjen dhe se asgjë nuk mund të justifikohet.
“Politika e re duhet të pastrohet nga politika e mëparshme e disfatës dhe krimit dhe të gjitha armiqësitë e luftës duhet të kthehen në miqësi. Këtë e kanë bërë gjermanët pas Luftës së Dytë Botërore dhe e shohim se ku janë sot. Këtë duhet ta bëjë edhe Serbia e cila duhet që armiqësinë me shqiptarët, boshnjakët dhe kroatët ta shndërrojë në miqësi”, thotë Drashkoviq.
Ai thotë se ende ka dhimbje për viktimat e bombardimeve të NATO-s, por numri i këtyre viktimave, siç tha opozitari serb, janë shumë më të vogla se “sa të themi, numri i viktimave të vrarë nga bombat serbe vetëm në Sarajevë”.
“Për tre vjet, në Sarajevë janë vrarë afër 12.000 civilë, nga të cilët më shumë se 2.000 fëmijë”, ka thënë ndër tjerash thotë Drashkoviq, i cili ka folur edhe për marrëveshjen e Rambujesë, duke rikujtuar refuzimin e Millosheviçit për ta pranuar atë.
“Në Rambuje, Perëndimi ofroi për të nënshkruar një autonomi të lartë për Kosovën brenda Serbisë, për të mbajtur të gjitha simbolet e sovranitetit, si dhe prezencën e 10 mijë ushtarëve dhe dy mijë policëve, të cilët do të ndihmonin trupat e huaja në zbatim të marrëveshjes dhe për çarmatosjen e UÇK-së. Kjo marrëveshje u refuzua nga Serbia dhe pastaj, si dënim, mbërriti propozimi inferior, i cili gjithashtu mendoj që, për të parandaluar bombardimet e NATO-s, duhej pranuar – por Serbia nuk e pranoi”, ka thënë Drashkoviç.
Njëra ndër arsyet se pse e kishte refuzuar këtë marrëveshje Millosheviçi, sipas Drashkoviç, ishte fakti se ai dëshironte edhe më tej të “afrohej” me Rusinë. “Sapo filluan bombardimet, Kuvendi Federal pranoi propozimin e një konfederate me Rusinë dhe Bjellorusinë”, ka theksuar Drashkoviç.
Vuk Drashkoviq ka qenë në qeverinë e kryeministrit Xhingjiq dhe më pas në atë të formuar nga opozita me kryeministri Vojisllav Koshtunica. Ai ka qenë ministër i Jashtëm i ish Prblukësa ZMZ (Serbia dhe Mali i ZI) dhe zëvendëskryeministër ndërsa është ndër opozitarët e vetëm që i ka dal kundër ish kryetarit diktator Sllobodan Milloshevq.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











