Lajme
Parlamenti miraton marrëveshjen policore me Kosovën
Marrëveshja synon luftimin e krimit të organizuar, trafikimit me qenie njerëzore, tregtisë me drogë dhe terrorizmit
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka miratuar sot Marrëveshjen për intensifikimin e Bashkëpunimit Policor në mes të Zvicrës dhe Kosovës. Kjo marrëveshje synon luftimin e krimit të organizuar, trafikimit me qenie njerëzore, tregtisë me drogë dhe terrorizmit, bëhet e ditur në komunikatën e publikuar nga institucionet federale
Marrëveshja është miratuar me shumicë të madhe votash: 152 pro, 7 kundër dhe 11 të përmbajtura. Dhoma tjetër, ajo e kantoneve ka votuar për këtë marrëveshje në dhjetor të vitit 2014.
Partia e Gjelbër ka qenë e vetmja që si parti ka ofruar rezistencë kundër miratimit të kësaj marrëveshjeje.
Marrëveshja u lejon të dy vendeve veç tjerash këmbimin e informacioneve dhe ngrirjen e grupeve të përziera hetimore.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











