Kosova
Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Do të përgjigjemi me masa serioze në 72 orët e ardhshme
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq,, ka thënë se do të dalë me përgjigje me “masa serioze” në 72 orët e ardhshme. Deklaratën e ka dhënë pas takimit që ka pasur të martën me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Siç ka thënë Vuçiqi, ai do t’i adresohet popullit serb për kërkesat e Serbisë pas “sulmeve brutale mbi popullatën serbe në veri të Kosovës”.
“Sot patëm biseda të ndara dyorëshe për Kosovën, fillimisht me Miroslav Lajçakun dhe me ambasadorin amerikan, Christopher Hill dhe në 72 orët e ardhshme do t’i drejtohemi publikut… Ne do t’u përgjigjemi me masa serioze në 72 orët e ardhshme. Serbia është gjithmonë pro dialogut, unë jam gjithmonë i gatshëm”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Presidenti Vuçiq e ka akuzuar edhe bashkësinë ndërkombëtare “se nuk po i përmbush ato që i kërkon Serbia”.
“…Do të kemi shumë takime të rëndësishme, sepse duhet të luftojmë për pozitën e Serbisë në botë, të kërkojmë aleatë. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për atë çështje. Është e qartë që Kurti dëshiron shkatërrimin e persekutimin e popullatës serbe”, ka theksuar ai.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












