Lajme
Ruani energjinë, mesazh për kosovarët
Në shënimin e 5 marsit, “Ditës Botërore për Efiçiencë të Energjisë”, autoritetet vendore dhe ato ndërkombëtare iu bënë thirrje kosovarëve që ra ruajnë energjinë elektrike
Me projektin e koogjenerimit në “Termokos” që u mundësoi qytetarëve të kryeqytetit ngrohje me avull, është reduktuar për 20 për qind furnizimi me energji elektrike në qytetin e Prishtinës. Kështu deklaroi kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti duke iu rekomanduar qytetarëve që të ruajnë energjinë.
Këto komente Ahmeti i bërë të enjten në shënimin e 5 marsit, “Ditës Botërore për Efiçiencë të Energjisë”. Shënimi i kësaj dite u mundësua nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Agjensionin Kosovar për Efiçiencë të Energjisë, projektin e UNDP-së “Përkrahje për Zhvillim me Emetim të Ulët” dhe GIZ.
“Ne, si Kosovë, çdo ditë përballemi me reduktime të ashpra të energjisë elektrike dhe po ashtu i kemi edhe debatet dhe diskutimet mbi nevojat që Kosova do t’i ketë në aspektin e burimeve energjetike jo vetëm sot por edhe në të ardhmen. Megjithatë, çështja që duam ta adresojmë sot, pa marrë parasysh se cili do të jetë vendimi, ajo është se Kosova shpenzon artificialisht më shumë energji për shkak të masave të cilat nuk i ka ndërmarrë”, deklaroi Ahmeti.
Ai tha se këtu nënkupton masa të thjeshta, siç është ndërrimi i një poçi elektrik në shtëpi, i cili do ta reduktonte jo vetëm faturën e energjisë, por do ta reduktonte kërkesën që e kemi në termocentrale, e deri tek masat që kanë të bëjnë me izolimet nëpër ndërtesa të ndryshme.
“Një poç elektrik efiçient ndonëse kushton më shtrenjtë se sa një poç i zakonshëm, megjithatë, me faturën e rrymës të cilën e paguajnë qytetarët, një investim i tillë kthehet brenda një periudhe të shkurtër”, deklaroi ai.
Përfaqësuesi i Agjencisë për Efiçiencë të Energjisë, Bedri Dragusha, tha se si agjenci do të vazhdojnë me përkrahjen e komunave në hartimin e planeve për efiçiencë të energjisë elektrike, ndërsa, Arsim Aziri, udhëheqës i Agjencisë Austriake për Zhvillim tha se është kënaqësi të përkrahen iniciativa të tilla që ndërlidhjen me ambientin.
Ndërsa Andrew Russel, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së, tha se nga efiçenca e energjisë elektrike përfitojnë të gjithë.
“Të gjithë në Kosovë fitojnë sepse kursejnë të hollat. Çdo euro që e shpenzoni në energji elektrike, janë të holla të cilat nuk mund t’i shpenzoni në diçka tjetër. Çdo ditë në botë ka lirim të gazrave në atmosferë që po e shkatërrojnë botën, jo vetëm për në sot, por edhe për gjeneratat që vijnë”, tha ai.
Përfundimisht, sipas Russel, të gjithë do të jemi fitimtarë nëse i përmbahen efiçiencës energjetike sepse kjo në të ardhmen “do të krijoj edhe vendet e punës dhe vendi ynë ka nevojë për vende pune”,.
Ndërsa, Jehona Serhati nga GIZ tha se me shënimin e “Ditës Botërore për Efiçiencë të Energjisë” synohet të ngritët vetëdijesimi i qytetarëve inkurajimi i tyre në aplikimin e masave për efiçiencën e energjisë (EE). “Me këtë rast qytetarët do të mund të njoftohen për efiçencën e energjisë, përmes ‘Eco-Trailer’, financuar nga GIZ GmbH”, tha ajo .
Ndryshe, ndihmesë të veçantë në realizimin e këtij projekti dhëne Klubi i Gjelbër nga ‘Shkolla e Gjelbër’, në Prishtinë..
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











