Lajme
Mappes-Niediek: Gjermania mund t’ua shohë “hairin” kosovarëve
Publicisti gjerman, Norbert Mappes-Niediek thotë se nëse emigracioni kosovarë legalizohet dhe vendoset mbi baza të arsyeshme, kjo është e mirë për Gjermaninë
Gjermania mund të përfitojë nga migrimi i kosovarëve nëse vendosë t’ua pranoj azilin atyre. Kështu konsideron Norbert Mappes-Niediek, korrespondent në Evropën Juglindore për gazeta të ndryshme gjermane, austriake e zvicerane dhe autor i disa librave për Ballkanin.
Në një intervistë për Deutsche Welle, ai tha se ka një largim të vazhdueshëm të shqiptarëve nga Kosova, por edhe të pakicave të tjera. Arsyeja kryesore pse shqiptarët po migrojnë, sipas tij, është mungesa e perspektivës.
“Çdo vit rreth 50 mijë të rinj dalin në tregun e punës dhe nuk kanë asnjë shans atje. Shumë prej tyre praktikisht nuk kanë asnjë mundësi, veçse të shkojnë jashtë vendit. Vala e emigracionit si në panik që arriti kulmin në dhjetor dhe ndërkohë ka nisur të bjerë, pati një dinamikë të vetën. Shkaku i vërtetë i saj është i vështirë të përcaktohet”, shkruan Mappes-Niediek raporton DW.
Ai përshkruan në detaje situatën politike e ekonomike në Kosovës, pasi që thotë se shumë shpesh e viziton Prishtinën. Ndërsa mungesën e perspektivës e lidh me koalicionin e partive të mëdha e cila,. Siç thotë ai, krijon përshtypjen se: “në pushtet mbeten gjithmonë të njëjtët njerëz”.
“Unë mendoj se së pari duhet të shfuqizohet në BE detyrimi për vizë për kosovarët. Për të gjitha vendet e tjera fqinjë ky hap tashmë është ndërmarrë. Të gjithë shqiptarët, malazezët, boshnjakët, serbët dhe maqedonasit mund të lëvizin lirshëm në BE, të paktën si turistë për tre muaj. Me heqjen e vizave nuk do të kishte më largime në panik, siç kemi përjetuar javët e fundit”, tha Mappes-Niediek.
Në Kosovë, sipas tij, nuk ka asnjë njeri që të mos ketë të afërm diku në Zvicër, në Gjermani apo në Austri.
“Lidhjet familjare janë shumë të forta. Ne e perceptojmë shpesh Kosovën si një vend të largët ekzotik. Por nuk është aspak kështu. Shumica e kosovarëve kanë lidhje diku në Gjermani, në Zvicër apo në Austri. Nëse këto lidhje duhet të ripërtërihen, atëherë duhet kujdesur, që ata që vijnë tek ne të kenë kualifikim të mirë e ndoshta të kenë mësuar edhe gjermanisht, kur të vijnë këtu. Gjermania mund të përfitojë nga një imigrim i tillë”, tha ai.
Ndërsa për sa kohë sa ky është ilegal, ai mbetet një problem. “Nëse ky emigracion legalizohet dhe vendoset mbi baza të arsyeshme, kjo është diçka e mirë”, konsideron Mappes-Niediek.
Kosova është rajoni me dendësinë më të lartë të popullsisë në Ballkan dhe asnjëherë, sipas tij, nuk ka qenë në gjendje të mbajë vetveten.
“Ajo ka qenë gjithmonë pjesë e një shteti më të madh dhe të shpresosh, se një ditë kjo do të ndryshojë. Unë besoj, se ky është një iluzion. Imigrimi, pikërisht i djemve të rinj, ka një traditë të gjatë. Gjithmonë ka qenë kështu, që ata janë larguar dhe familjet kanë jetuar prej asaj që ata kanë dërguar në shtëpi. Sot kjo nuk është ndryshe nga sa ka qenë para 50 apo 100 vjetësh”, u shpreh Norbert Mappes-Niediek.
E-Diaspora
-
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit Në qendër të ofertës është AlphaN sistemi i kallëpimit të mureve, i projektuar për të kombinuar... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve











