Kosova
Hamza takon udhëheqësin e ri të diplomacisë amerikane në Ballkan, Alexander Kasanof
Bedri Hamza në State Department pritet nga Alexander Kasanof: Do t’i revidojmë gabimet dhe konfuzionin politik të qeverisjes në Kosovë
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, njëherësh kandidat për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka zhvilluar një sërë takimesh.
Hamza përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka treguar se ka zhvilluar një takim në State Department me udhëheqësin e ri të diplomacisë amerikane në Ballkan. Alexander Kasanof.
Pas takimit, Hamza ka deklaruar se është më i bindur se kurrë se në Amerikë i kemi shtyllat kryesore të përkrahjes dhe mbrojtjes, duke shtuar se “konfuzioni politik i qeverisjes në Kosovë dhe gabimet e njëpasnjëshme medoemos do të revidohen”.
“Takimin e përfundova me optimizëm që konfuzioni politik i qeverisjes në Kosovë dhe gabimet e njëpasnjëshme medoemos do të revidohen, që të fokusohemi në rezultatet konkrete për qytetarët tanë dhe jo në krijim të dramave që nuk sjellin asgjë, pos izolim dhe injorim”, ka shkruar Hamza.
Alexander Kasanof ka marrë detyrën e zëvendësndihmës sekretarit për Ballkanin Perëndimor në korrik të këtij viti.
Këtë post paraprakisht e kishte mbajtur Gabriel Escobar, mandati i të cilit përfundoi në maj të këtij viti.
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum Vogëlushi nga Nepolja e Pejës Dyshohet se ka humbur jetën pas disa ditësh në gjendje kome,... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes,
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











