Lajme
Kthehet kontingjenti i parë me emigrantë
Në Aeroportin e Prishtinës ka arritur aeroplani i parë me 73 emigrantë kosovarë të cilët kishin kërkuar azil në Hungari, Gjermani, Austri, Suedia e Finlandë
Një kontingjent me 73 emigrantë kosovarë është kthyer të martë në Prishtinë nëpërmjet Aeroportin Ndërkombëtarë “Adem Jashari”. Këto kosovarë kishin shkuar ilegalisht në vendet e BE-së, ndërsa u riatdhesuan pasi shtete ku kishin kërkuar azil, ua kishte refuzuar kërkesën.
Ky ishte grupi i parë që riatdhesoi refugjatë nga Hungaria, Gjermania, Austria, Suedia e Finlanda.
Ministria e Punëve të Brendshme ka paralajmëruar se personat që do të kthehen nuk do të përfitojnë nga Programi i Riintegrimit, duke qenë se nga ky program përfitojnë personat e riatdhesuar të cilët e kanë lëshuar Republikën e Kosovës para datës 28 korrik 2010.
Megjithëse të kthyerit mund të marrin vetëm disa informacione.
“Janë disa skema të natyrës urgjente që mund t’i përfitojnë të gjithë të riatdhesuarit: pritja dhe informimi në momentin e arritjes, ndihma mjekësore në momentin e arritjes në rast nevoje, transporti nga Pikat e Kalimit Kufitar deri në komunën e origjinës nëse nuk kanë mundësi të tjera të transportit, aftësim profesional dhe ndërmjetësimi në punësim”, thuhet në qëndrimin e MPB-së.
Valon Krasniqi nga Ministria e Brendshme, Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion tha se kthimi i qytetarëve të Kosovës, bëhet pas marrëveshjeve të arritura me vendet e BE-së.
“Të gjithë atë që do të kthehen janë të pajisur me dokumentet të Kosovës dhe ne jemi informuar paraprakisht për kthimin e tyre. Në mesin e atyre që kthehen, ka që kanë shkuar para tre apo katër vjetësh. Ata që kanë shkuar para 2010-s, kanë mundësi të përfitojnë nga programet e ri-integrimit, kurse ata që kanë shkuar pas 2010-s, nuk përfitojnë nga programi”, tha Krasniqi raporton REL.
Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Skënder Hyseni, ka ritheksuar se të gjithë ata qytetarë të Kosovës, të cilët kanë migruar ilegalisht në vendet e Bashkimit Evropian, do të kthehen aty prej nga janë nisur.
Institucionet e Kosovës, tha ai, u kanë bërë thirrje qytetarëve në vazhdimësi se në vendet e BE-së, nuk ka azil për ta… Në një takim me gazetarët, ministri Hyseni ka theksuar se “nga migrimi ilegal të vetmit që përfitojnë janë trafikantët”.
“Migrimi ilegal dëmton çdo gjë, ndërkaq ndihmon vetëm kriminelët. Qytetarët e Kosovës të cilët migrojnë ilegalisht, na pëlqeu neve apo jo, do të kthehen. Do të insistojmë te vendet e zonën Shengen që migrimi ilegal nuk duhet të mbahet si parakusht i pakalueshëm për liberalizimin e vizave”, tha Hyseni.
I sapokthyeri Beqir Kajtazi i komunës së Vushtrrisë, i cili ishte nisur para një muaji për në Gjermani, thotë se kurrë më nuk do ta marrë këtë rrugë, edhe sikur t’ia lëshojnë vizën për të udhëtuar lirshëm. Ai thotë se nuk do t’i harrojë kurrë traumat dhe tmerret që përjetoi ai dhe fëmijët e tij në kampin Nurbetin të Hungarisë.
“Kushtet janë kanë shumë të dobëta, 24 orë kemi qëndruar pa hangër bukë, veç një sungjer e kemi pasur dhe as s’kemi pasur mbulesë as asgjë tjetër. Në një dhomë të mbyllur ku as drita nuk depërtonte”, tregon Kajtazi për Kallxo.com.
Ai thotë se për një muaj sa ka qëndruar në këtë kamp, zyrtarë të Ambasadës së Kosovës në Hungari i kishin vizituar vetëm një herë. “Aty për një paracetamol të lënë me ba kërkesë dy ditë më herët. Mbrëmë njëri ka qenë i sëmurë prej dhëmbit, dhe askush s’ardhke me e vizitu. Është tmerr se si trajtohen aty kosovarët. Ka fëmijë të moshës një vjeçare, është tmerr”, tha ai.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











