Lajme
Austri, azilkërkuesit kthehen me aeroplanë
Autoritetet austriake dhe ato kosovare janë marrë vesh që në çdo dy javë, të kthehet në Kosovë nga një aeroplan me azilkërkues
Numri i madh i kërkesave për azil në Austri nga ana e kosovarëve ka shtyrë ministren e Brendshme të Austrisë, Johanna Mikl-Leitner të vizitoj Prishtinën. Ajo tha se kërkesat e kosovarëve për azil do të refuzohen në tërësi, ndërsa në çdo dy javë do kthehet nga një aeroplan me azilkërkues.
Ajo tha se Austria ka vendosur të marr masa përshpejtuese për trajtimin ose përpunimin e lëndëve të cilat kanë kërkuar azil, dhe se ato do të kryhen shumë më shpejt. Ndërsa për ndaljen e fluksit të ikjeve nga Kosova, ministrja Mikl-Leitner tha se do të bashkëpunohet ngushtë edhe me kolegët hungarezë, kosovarë dhe serbë.
Këto komete ministrja e Brendshme të Austrisë, Johanna Mikl-Leitner i bëri gjatë një konference që zhvilloi me kryeministri e Kosovë, Isa Mustafa.
“Kosova llogaritet edhe njihet si një vend i sigurt edhe stabil, prandaj të gjitha procedurat e kërkimit të azilit do të përmbyllen brenda 10 ditëve atje, prej momentit të kërkesës për azil. Me kryeministrin e diskutuam që është shumë e rëndësishme që shtetasit kosovarë të kthehen shumë shpejt në Kosovë, prandaj çdo 14 ditë do të organizohet një aeroplan me të kthyer për Kosovë, të cilët i pret një e ardhme më e mirë në Kosovë”, tha ajo.
Sipas ministres, kjo valë e migrimit po i kontribuon dëmtimit të proceseve ekonomike në Kosovë, por ka ndikim edhe në proceset në Austri.
“Në javët dhe muajt e fundit e keni përcjellë edhe ju situatën, shumë kosovarë kanë ardhur në Austri kanë parashtruar kërkesën për azil. Në 2014 i kemi pas 1900 kërkesa për azil, ndërsa tani në këto javët e 2015-tës, i kemi më tepër se 1800 kërkesa për azil. Pra, e kemi diskutuar që nevojiten masa vepruese në këtë drejtim në mënyrë të veçantë mesazhe të qarta.
Ministrja austriake po ashtu kërkoi nga kosovarët që mos të bien preh e kontrabandistëve, që e kanë qëllimin vetëm përfitimin material.
“Ju paralajmëroj. Mos iu besoni këtyre mashtruesve qëllimi i të cilëve është vetëm të pasurojnë veten e tyre. E dimë që gjithmonë qytetarët e Kosovës kanë paguar shumë që të shkojnë në Austri ose në vendet e Bashkimit Evropian, por që duhet të kthehen pas disa javësh madje kthehen edhe më të varfër se në kohën kur kanë ikur”, tha ministrja Mikl-Leitner.
Kryeministri Isa Mustafa tha e ka njoftuar ministren se në Kosovë ka ndodhë një proces i pazakontë i një fluksi shumë të madh të njerëzve që kanë lëshuar Kosovën gjatë muajve të fundit të vitit 2014, dhe në muajin janar të viti 2015.
“Kjo nuk është e zakonshme për vendin tonë. Ne përkundër kësaj që ka ndodhur do të marrim masa që të shohim arsyen që ka shtyrë të ndodhë ky fluks i migrimit. Nuk shohim asnjë arsye që njerëzit ta lëshojnë Kosovën dhe të kërkojnë azil në Austri dhe në vendet tjera”, tha Mustafa.
Ai kërkoi që Austria dhe vendet tjera të Bashkimit Evropian, të mbështesin zhvillimin ekonomik të Kosovës, në hapjen e vendeve të reja të punës me qëllim që të riintegrohen të gjithë qytetarët që tashmë e kanë lëshuar vendin dhe kanë shkuar në Austri.
Kryeministri Mustafa po ashtu shprehu përkrahje për qëndrimin e Qeverisë austriake që të mos jap azil ekonomik dhe politik për qytetarët e Kosovës.
Ministrja për Punë të Brendshme e Republikës së Austrisë zonja Johanna Mikl-Leitner u takua edhe presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga. Kjo e fundit tha se qytetarët e Kosovës duhet të kenë perspektivë të qartë evropiane, sepse një gjë e tillë është jo vetëm në interes të Kosovës, por edhe të rajonit.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











