Lajme
Liberalizimi, psikozë e izolimit që po ndikon në migrim
Ministri i Diasporës Valon Murati tha se liberalizimi i vizave është çështje politike. Ai tha se kjo është më shumë një psikozë e izolimit që ndikon edhe në migrim ilegal
Ministri i Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Valon Murati e konsideron liberalizimin e vizave, më shumë çështje politike se sa dëshirë për lëvizje jashtë vendit. Ai nuk është pajtuar me konstatimin e diplomatëve ndërkombëtarë, se kosovarët e shohin liberalizimin e vizave si dëshirë për të jetuar tek të afërmit në BE.
“Liberalizimi i vizave mendoj se është çështje politike dhe jo e lidhur drejtpërdrejtë me çështjen që njerëzit dëshirojnë të dalin të shëtisin. Është më shumë një psikozë e izolimit, e cila gjithashtu është një prej faktorëve që ka ndikuar në krijimin e kësaj “epidemie” e këtij fluksi të ikjes” , tha Murati.
Ministri Murati, tha po ashtu se varfëria dhe papunësia, janë ndër faktorët që kanë ndikuar që shumë qytetarë të ikin nga Kosova.
Sipas tij, një pjesë të përgjegjësisë për ketë largim të qytetarëve nga Kosova ilegalisht, duhet ta mbajnë politikbërësit dhe institucionet e vendit.
Ndërsa ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, tha se diçka e çuditshme po ndodhë në Kosovë dhe se kushtet ekonomike nuk janë domosdoshmërisht arsye kryesore e ikjes së qytetarëve nga vendi i tyre.
“Njerëzit po largohen, sepse nuk shohin të ardhme. Mund të jenë arsyet ekonomike, por jo domosdoshmërish, sepse cili është dallimi ndërmjet të rinjve nga Kosova prej atyre në Shqipëri, Maqedoni apo shtetet tjera fqinje. Pra, nuk ka dallim, situata pak a shumë është e njëjtë”, tha Bosch, citon REL.
Ndërsa përfaqësuesi i ambasadës së Belgjikës, Jean Francois Brackman tha se liberalizimi i vizave nuk do të thotë se kosovarët mund të shkojnë në njërin nga vendet e zonës Shengen dhe të jetojnë aty.
“Unë e kuptoj se ekziston dëshira e madhe nga shumë njerëz që të jetojnë jashtë vendit për të gjetur një jetë më të mirë. Njerëzit nga Kosova në diasporë, janë të lidhur me ata në Kosovë dhe është krejtësisht normale që t’i vizitojnë të afërmit dhe duan të jetojnë afër tyre, por rregullat do të jenë shumë strikte edhe pas liberalizmit të vizave”, tha ai.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












