Lajme
Ahmeti: Ne e duam, ju e shkatërroni shtetin
Shpend Ahmeti e ka quajtur të pabazë, akuzën që ia ka bërë partia e Thaçit, që ai nuk po e respekton Shtetin. Ai tha se “Republikën e duam më shumë se Ju”
Një ditë para përvjetorit të shtatë të pavarësisë, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka qenë në fokus të medieve lokale. Aktivistët e Partisë Demokratike të Kosovës, që drejtohet nga ish kryeministri Hashim Thaçi, e akuzuan atë se nuk po e respekton Republikën e Kosovës, pasi që nuk po e stolisë kryeqytetin me flamuj shtetëror.
Të rinjtë e PDK-së, e vizituan kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe atë të Graçanicës, Valdeta Kostiç, të cilëve ua dhuruan nga një flamur të Kosovës. Kjo dhuratë erdhi, pasi që, sipas PDK-së, këta dy kryetarë po e sabotojnë festën e Pavarësisë së Kosovës duke mos organizuar asnjë aktivitet për nder të kësaj dite.
Gjatë dorëzimit të flamurit, në zyrën e tij nuk ishte i pari i komunës, Shpend Ahmeti. Vetë kryetari mbërriti në zyre pak kohë më vonë, kur edhe u njoftua për dhuratën. Me këtë rast, Ahmeti në shaka tha se tani atij ju paskan bërë dy flamuj në zyrë, raporton KPress.
Ahmeti, që është nënkryetar i Vetëvendosjes, e ka quajtur të pabazë, akuzën që ia ka bërë partia e Thaçit, që ai nuk po e respekton Shtetin. Madje dhe më skandaloze, ai e ka konsideruar krahasimin që ia kanë bërë me kryetarin e komunës së Graçanicës, Valdeta Kostiç, i cili vjen nga Lista Srpska.
“Ky krahasim i Vladeta Kostiçit me mua është i turpshëm dhe këtë e dinë edhe qytetarët e Republikës së Kosovës, e edhe qytetarët e Prishtinës. Nuk besoj që ndonjë qytetar beson që Vladeta Kostiç dhe unë, apo Lista Srpska dhe Vetëvendosja, i kemi qëllimet e ngjashme, përkundrazi ne luftojmë për pavarësinë e vërtet të Republikës së Kosovës”, tha ai. ..
I pari i Prishtinës nuk hezitoj që përsëri të bëj shaka, kur u pyet se çfarë do të bëj me këtë flamur të përgjigjet: Do shikoj a është me 5 apo 6 yje.
Po ashtu kryetari i Prishtinës, Ahmeti i është përgjigjur edhe në rrjetin social facebook, kritikave se nuk po e respekton shtetin e Kosovës.
“E rrjepin shtetin për çdo ditë duke e vjedh, poshtëruar e mosrespektuar. E përdhosin Republikën me shumicën e veprimeve që i marrin. Organizojnë makineri të propagandës për kundërshtarët që ua qesin në shesh të gjitha të bëmat e ndyra. Kontrollojnë e zaptojnë çdo institucion të shtetit. Por ceremonitë dhe tepihët e kuq mos ja u prekni sepse aty qenka Republika”, ka shkruar Ahmeti.
Ai ka porositur se shpifjet për bojkotime e tema të paqena nuk ju mbajnë në pushtet.
“Sepse qytetarët e duan këtë Republikë më shumë se ju. Sepse ne e duam këtë Republikë më shumë se ju. Ne, qytetarët, e duam këtë Republikë më të pavarur se ju. Sepse kjo Republikë e shpallur me 17 shkurt mbrohet në fabrika e prodhim, mbrohet në drejtësi e barazi, e mbrohet edhe në mirëqenie sociale. Ashtu do të vazhdojmë edhe ne ta mbrojmë nga ju, nga rrjepësit e zhvatësit që mendoni se me shpifje e tema koti do të na largoni nga temat e rëndësishme”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se ky 7-vjetor i pavarësisë le të jetë një ditë kthjelluese për atë se ku gjendemi 7 vite pas shpalljes së Republikës të cilës iu gëzuan qytetarët e Republikës. “Le ti dëgjojnë fjalët e qytetarëve anekënd Kosovës siç ja thanë presidentes atë ditë në Gjilan. …Nuk e keni gjatë, Jo”, ka thënë në fund Ahmeti.
E-Diaspora
-
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit Në qendër të ofertës është AlphaN sistemi i kallëpimit të mureve, i projektuar për të kombinuar... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












