Lajme
Marrëveshja për Drejtësinë, ngjallë dilema në Kosovë
Ligjvënësit kosovarë mendojnë se me këtë marrëveshje u hap Pakoja e Ahtisarit, ndërsa vetë kryeministri Mustafa thotë se pas 15 vjetësh në veri po kthehet juridiksioni i Kosovës
Marrëveshja për Gjykatat që u nënshkrua të martën herët në mëngjes nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka ngjallë reagime në Kosovë. Ligjvënësit kosovarë mendojnë se me këtë marrëveshje u hap Pakoja e Ahtisarit, ndërsa vetë kryeministri Mustfa thotë se pas 15 vjetësh në veri po kthehet juridiksioni i Kosovës.
Mustafa ka thënë se kjo marrëveshje marrëveshja nuk interferon dhe nuk cenon asnjë akt ligjor të Republikës së Kosovës dhe siguron integrimin e komuniteteve në veri të vendit në sistemin e drejtësisë së Kosovës.
“Për çështjet e drejtësisë është zhvilluar një dialog për një periudhë të gjatë kohore ku kanë marrë pjesë shumë ekspert të të gjitha fushave në këtë drejtim. Të gjitha zgjidhjet janë arritur në suaza të ligjeve të Kosovës. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje do të shuhen të gjitha gjykatat paralele që kanë funksionuar deri më tani”, ka thënë Mustafa.
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, që është edhe zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka thënë se marrëveshja e Brukselit, është integrimi i gjykatave të veriut të Kosovës në një sistem unik të Kosovës.
Ajo disa herë është pyetur se a mund ta mbështesë BE-ja një marrëveshje nëse ajo shkel parimet themelore siç janë antidiskriminimi dhe emërimi i gjykatësve me kriter përkatësinë etnike. Por ajo ka thënë se “qëllimi i marrëveshjes është integrimi e jo diskriminimi”.
Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, në seancën e sotme të Kuvendit ka dalë kundër marrëveshjes për drejtësinë dhe bisedimeve me Serbinë, duke thënë se kjo është komplet rihapje e pakos së Ahtisaarit. Ai ka thënë se drejtësia e një vendi nuk diskutohet me një shtet tjetër.
Limaj marrëveshjen e quan shumë të dëmshme, edhe për faktin se shumica e gjykatësve dhe prokurorëve do të jenë serb në gjykatën e veriut dhe ata do të merren vetëm me të pandehurit serbë. Ndërsa e quan diskriminim për Vushtrrinë dhe Mitrovicën e Jugut, që të përfaqësohen nga gjyqtarët serb.
“Drejtësia e një shteti nuk negociohet me shtetin tjetër në asnjë variant. Sistemi i drejtësisë nuk negociohet. Ajo çka pash në Bruksel janë ndarë hiset. Ju do të keni kaq, ne do të kemi kaq. Ju do të keni kaq gjyqtarë nde do të kemi kaq. Ju do të merreni me popullatën e komunitetin serb, ne do të merremi me shqiptarët. Jo çka po shohim, deputetë të nderuar, është hapja e Pakos së Ahtisaari”, tha ai.
Ndryshe, Marrëveshja e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë parashikon që kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë të jetë serb i Kosovës nga Veriu i Kosovës, ndërsa Kryeprokurori në Zyrën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë do të jetë shqiptar.
Ligjet e Kosovës do të aplikohen nga Insitucionet e Drejtësisë në përputhje me marrëveshjen e parë.
Do të ketë një Gjykatë Themelore dhe një Prokurori Themelore për rajonin e Mitrovicës.
Gjithashtu, aty specifikohet se në Kosovë, Kryetari i Gjykatës Themelore vendos vendndodhjen e secilës çështje. Për Prokurorin vendosja e çështjes bazohet mbi ekspertizën, specializimin dhe të kaluarën personale dhe njohurit e tij lokale në përputhje me ligjet e Kosove.
Sipas marrëveshjes, Gjykata Themelore në Mitrovicën e veriut do të përbëhet: Nga divizioni i Gjykatës së Apelit në Mitrovicë i cili do të përbëhet nga 5 serbë të Kosovës dhe 2 gjyqtarë shqiptar. Ndërsa, departamenti i krimeve të rënda për tërë rajonin e Mitrovicës do të përbëhet nga katër serbë të Kosovës dhe 4 gjyqtarë shqiptarë, pjesë të departamentit të përgjithshëm përfshirë rastet kriminale.
Gjykata do të ndahet në dy objekte, njëri do të jetë në veriun e Kosovës dhe tjetri në pjesën jugore, ose thënë ndryshe në mes dy komune, në Lagjen e Boshnjakëve. Ndërsa në Prokurorinë dhe në gjykatën themelore do të punojnë 18 gjykatës dhe prokurorë, gjysma do të jenë serb e gjysma shqiptarë.
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha ka thënë prokurorët dhe gjyqtarët nga komuniteti serb që do të zgjidhen, do të punojnë në sistemin unik të drejtësisë së Kosovës, me ligjet e Republikës së Kosovës.
“Pjesa veriore ka qenë me sistem paralel të drejtësisë, ndërsa tash e tutje nuk do të jetë me paralele, por do të ketë një sistem unik të drejtësisë edhe në atë pjesë të Kosovës”, ka thënë Hoxha.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











