Lajme
Nga Kosova ikën 5130 nxënës
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajram tha se nga shkollat fillore dhe ato të mesme janë larguar 5130 nxënës, të cilët kanë ikur me prindër në BE
Vetëm gjatë muajve të fundit, mësimin e kanë ndërprerë mbi 5100 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Kosovës. Të gjithë këta nxënës, kanë ikur bashkë me familjarët e tyre, ilegalisht në shtetet e Bashkimit Evropian, në kërkim të një jete më të mirë.
Këto shifra i publikoi ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami gjatë mbledhjes së rregullt të Kuvendit të Kosovës, duke e konsideruar migrimin ilegal si shqetësimin më të madh për shoqërinë kosovare.
“Procesi i largimit ka përfshirë edhe sektorin e edukimit dhe ne kemi shifra ekzakte të cilat janë të proceduara para një jave, përkatësisht rreth 5130 nxënës të cikleve parauniversitare. Jemi duke tentuar që të flasim me prindër që këta nxënës të kursehen”, ka theksuar ministri Bajrami.
Ai i është përgjigjur pyetjes së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, i cili u interesua edhe për numrin e studentëve që kanë braktisur universitetin. Për studentët, ministri Bajrami tha se nuk ka informacione të sakta, por premtoi se në seancën e radhës do të dihet edhe ky numër.
Ndryshe, numri i kosovarëve që kanë migruan jashtë vendit, ka shqetësuar edhe shtetet fqinje.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se lidhur me emigrantpt kosovarë, Serbia po ndërmerr të gjitha masat në marrëveshje me Hungarinë, Austrinë dhe Gjermaninë, për parandalimin e tyre. Megjithatë ai ka thënë se Serbia nuk mundet dhe nuk do të shkelë lirinë e lëvizjes.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










