Lajme
Brovina kërkon mbështetje nga Zvicra për shëndetësinë
Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në Kuvendin e Kosovës, Flora Brovina kërkoi nga Qeveria e Zvicrës, që të ndihmojë sistemin shëndetësor në Kosovë, duke iu mundësuar kuadrove kosovare të trajnohen jahtë vendit, me qëllim që t’u ndihmojnë pacientëve kosovarë.
Deputetja Brovina këto kërkesa i ka bërë gjatë një takimi që ka zhvilluar me ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang.
Në takim u bisedua për bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, në fusha të ndryshme, si dhe për mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi, me theks të veçantë u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në funksion të avancimit të sektorit të shëndetësisë së Kosovës, për sigurimet shëndetësore, si dhe për çështjen e pensioneve të qytetarëve tanë të cilët kanë punuar në Zvicër.
Kryetarja e komisionit, Brovina, e falënderoi ambasadoren Lang për mbështetjen e vazhdueshme e të pakursyer që Zvicra ka dhënë dhe vazhdon të japë për Kosovën.
Njëherësh shprehu keqardhjen për migrimin e qytetarëve tanë drejte Zvicrës dhe vendeve të BE-së.
Brovina foli edhe për Ligjin për sigurime shëndetësore, i cili pritet të fillojë të zbatohet gjatë këtij viti, e që konsiderohet mjaft i rëndësishëm për sektorin shëndetësor dhe qytetarët e vendit. Ndërsa kërkoi mbështetjen e Zvicrës në ofrimin e trajnimeve të kuadrove të sektorit të shëndetësisë me qellim të trajtimit të pacienteve brenda Kosovës dhe zvogëlimin e numrit të tyre që kërkojnë trajtim jashtë vendit.
Po ashtu Broviva kërkoi mbështetjen edhe në krijimin e qendrave për rehabilitimin e përdoruesve të substancave narkotike, si dhe të Qendrave për Aftësim Profesional dhe përshtatjen e shërbimeve për nevojat e tregut.
Ambasadorja Lang, ndërkaq, bëri një elaborim të mbështetjes që Zvicra ka bërë për Kosovën deri me tani, si dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar edhe më tej që të ofrojë mbështetje konkrete në këta sektorë të cilët i mbulon ky komision.
Ajo me këtë rast prezantoi edhe programet të cilat do t’i zhvillojnë në sektorin e shëndetësisë, si në ofrimin e trajnimeve profesionale për menaxheret dhe stafin profesional të institucioneve të kujdesit primar shëndetësor.
Ambasadorja, ndërkaq, përmendi edhe mbështetjen e Bankës Botërorë nëpërmjet Fondit të Mirëbesimit, në vlerë prej 25 milionë euro, për vazhdimin e reformës shëndetësore, si dhe mbështetjen e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
Brovina dhe Lang u pajtuan se të dy vendet duhet t’i zhvillojnë diskutimet e nevojshme për nënshkrimin e marrëveshjes ndërshtetërore për sigurimet shëndetësore, si dhe për pensionet e qytetarëve të cilët kane jetuar dhe ende vazhdojnë te jetojnë ne Zvicër.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











