Integrimi
Zvicër: Kjo anije është rezervuar për shqiptarët
Anija që po mbledh shqiptarët më të suksesshëm të Zvicrës është gati për të shtunën, më 8 qershor 2024
Ftoheni të shtunën, më 8 qershor, duke nisur prej orës 19.00 të „zhyteni“ në një natë gala verore plot elegancë e program të pasur artistik, nën organizimet e dëshmuara të organizatës CH-APEN.
Anija «MS Diamant», me mbi 350 vende luksoze, nis lundrimin nga Luzerni, nën përcjelljen e tingujve të zërit mahnitës të artistës Fatbardha Nikçi.
Përgjatë lundrimit ju do të zbuloni trashëgiminë e pasur ilire që shfaqet si ekspozitë në bashkëpunim me gazetarin e njohur të televisionit TOP Channel, Marin Mema.
Lunaria është një tjetër ekspozitë unike dhe e paparë që vjen në Zvicër për ju, me piktura të punuara me lule natyrale nga malet e Shqipërisë.
Programi i pasur artistik është një mundësi e shkëlqyer për rrjetëzim apo networking mes personaliteteve e afaristëve të suksesshëm të Zvicrës, me të cilët ju do të mund të bashkëbisedoni nën shoqërimin e tingujve të muzikës së shkëlqyer të bendit me Florent Abrashin.
Përgatituni gjithashtu edhe për një darkë të përzgjedhur që do të kënaqë çdo shije, duke përfshirë pijet freskuese, kafe, birra e verë që do të shërbehen gjatë tërë natës, e në çdo moment të kësaj eksperience unike
Rezervo biletën në: https://eventfrog.ch/chapen
Programi:
– 19:00 – 19:30 pritja e mysafirëve,
– 19:30: Mbyllja e dyerve dhe fillimi i lundrimit nën zërin mahnitës të Fatbardha Nikçit,
– 19:00 – 20:00: Aperitiv, foto dhe rrjetëzimi – Rundi I,
– 20:00: Fjalimi përshëndetës dhe hapja e gala eventit me gazetarin e njohur të RTK-së, Agron Krasniqi, aktorin e njohur, Fatmir Spahiu-Bufi dhe Dr. Fatime Imeri-Berisha,
– Darka me tri pjata; verë, birrë, pije freskuese, ujë e kafe janë të përfshira në biletën hyrëse gjatë tërë natës,
– 20:05: Dr. Mentor Bilali flet mbi organizimet e Ch-Apen dhe mërgatën në Zvicër.
– Marin Mema me projektin e trashëgimisë ilire dhe vendosjen e shtatorëve të mbretërve ilirë në qytetet tona.
– 20:15 – 21:15: Rrjetëzimi Rundi II dhe Ekspozita e hapur e Lunarisë – fletë Olsjana Aldini,
– 21:25: Perëndimi i diellit Viznau,
– 21:15 – 00:00: Argëtim muzikor – Bendi Florent Abrashi
Kodi i veshjes: Elegant
VIDEO:
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit08 Qershor 2024
- Ora19:00
- Data e përfundimit8 Qershor 2024 - 0:00
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









