Lajme
Skandal përgjimesh në Maqedoni
Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev tha se shërbimi informativ ka përgjuar rreth 20 mijë qytetarë të këtij shteti, liderë partish politike, gazetarë, politikanë, klerikë, qytetarë...
Shërbimi informativ i Maqedonisë, në bashkëpunim me telefonitë mobile, ka përgjuar në vijimësi rreth 20 mijë qytetarë të këtij shteti, përfshirë liderë të partive politike, ministra, deputetë, gazetarë, biznesmenë, aktivistë të sektorit joqeveritar, klerikë dhe mijëra qytetarë të tjerë.
Nga këto përgjime kanë shpëtuar vetëm dy persona, kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe shefi i shërbimit inteligjent, Sasho Mijallkov.
Kështu ka deklaruar lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev i LSDM-së në deklarata e tij të quajtura “bomba”. Ai kërkon nga Prokuroria e Shtetit, por edhe nga hetuesit relevant ndërkombëtarë, që të merren autenticitetin e këtyre përgjimeve, që i konsideron të paligjshme.
“Kërkojmë ekspertizë nga një institucion relevant për autenticitetin e regjistrimeve që posedojmë, që janë bërë nga shërbimi sekret dhe operatorët e telefonive në Maqedoni. Me këtë do të kemi një pasqyrë të qartë se a bëhet fjalë për regjistrime të shërbimeve sekrete apo të shërbimit sekret DSK. Ne e dimë se vetëm DSK posedon pajisje për përgjim të tillë”, theksoi Zaev citon INA.
Ai theksoi se për këto ndjekje dhe përgjime masive, LSDM do të ngris kallëzim penal kundër drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov dhe Goran Gruevskit, i punësuar në këtë drejtori.
Zaev gjithashtu shtoi se këto shërbime gjatë ditëve të kaluara kanë përgjuar mbi 300 biseda të tij, që i kishte zhvilluar me përfaqësues të opozitës.
Ai theksoi se DSK (Drejtoria e Sigurimit dhe Kundërzbulimit) është shndërruar një monstër që kontrollon dhe përgjon 20 mijë qytetarë, opozitarë, gazetarë, biznesmenë, deputet. “Ata me këtë kanë hyrë në jetën tonë private, duke folur edhe me fëmijët tanë. Qëllimi është e vërteta për Maqedoninë të dal për gjithë qytetarët”, theksoi Zaev.
Sipas tij, Gruevski dhe Mijallkov kanë përgjuar edhe ministren e brendshme Gordana Jankullovska dhe zëvendëskryeministrin Zoran Stavrevski. Po ashtu në këtë mal përgjimesh, nuk kanë shpëtuar as Ali Ahmeti, Menduh Thaçin, Rufi Osmanin dhe shqiptarët tjerë.
Në këto biseda janë lëshuar disa materiale të përgjimit të një bisede të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit me Fatmir Deharin, për të biseduar për zgjedhjet. Biseda e Rufi Osmanit me një gazetarë shqiptarë lidhur me zgjedhjet. Biseda e Menduh Thaçit me një aktivistë të tij, etj.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











