Lajme
Tërmet në Tetovë e Kukës
Një tërmet me 4.6 shkallë të Rihterit ka goditur fshatit Strimnicë të Zhelinës së Tetovës. Instituti Sizmologjik i Evropës raporton edhe për një tërmet tjetër në veriun e Shqipërisë
Një tërmet me shkallën 4.6 të Rihterit, ka goditur sonte rreth orës 19:00 Maqedoninë, respektivisht rajonin e Tetovës. Sipas medieve lokale, epiqendra e tërmetit ka qenë një kilometër larg fshatit Strimnicë të Zhelinës së Tetovës, ndërsa nuk është raportuar për dëme materiale.
Sipas Institutit Seizmologjik, tërmeti u regjistrua me fuqinë prej 3,9 shkallë edhe në Shkup.
Ndërkohë Instituti Sizmologjik i Evropës raporton edhe për një tërmet tjetër në veriun e Shqipërisë. Epiqendra e këtij tërmeti është në rrethin e Kukësit, ndërsa magnituda e tij është 2,3 shkallë të Riterit. Tërmeti është regjistruar rreth orës 22:00. Ai është dëgjuar edhe në Prizren.
Ndryshe, një tërmet me intensitet të njëjtë, dy net më parë e ka goditur edhe Kosovën, me epiqendër në Leposaviq. Nuk ka pasur dëme materiale.
Në përgjithësi regjioni që përfshinë Ballkanin Perëndimor është zonë sizmologjike. Edhe më herët në këtë regjion ka pasur tërmete, por jo me intensitete të lartë. Tërmeti i fundit ka ndodhur në vitin 2002 në Gjilan, ku për pasojë ka lënë një person të vdekur. Ndërsa tërmeti më i fuqishëm ka ndodhur në vitin 1963 në Shkup, që la të vrara 1070 persona.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











