Kosova
Pak votues, dështojnë zgjedhjet në veri të Kosovës
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka thënë se iniciativa ka dështuar pasi në këtë proces nuk kanë marrë pjesë 50 për qind plus 1 e votuesve
Të dielën ka dështuar procesi i votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve shqiptarë në katër komunat në veri të Kosovës.
Serbët lokalë, të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – ndonëse kanë marrë pjesë në peticionin për shkarkim të kryetarëve – më vonë e kanë bojkotuar procesin, sikurse ka bërë thirrje Lista Serbe, raporton Evropa e Lirë.
Kjo parti – më e madhja e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka thënë se ka vendosur të bojkotojë procesin për shkak të listave të vjetërsuara të votuesve dhe duke pretenduar se procedurat e planifikuara janë “të pamundura” dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “ka bërë gjithçka që votimet të dështojnë”, përcjell albinfo.ch.
Si pasojë e dështimit të procesit të 21 prillit, kryetarët shqiptarë e kanë siguruar edhe një vit në krye të komunave, pasi një proces i njëjtë nuk do të mund të zhvillohet në 12 muajt e ardhshëm.
Shifrat e KQZ-së
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka thënë se iniciativa ka dështuar pasi në këtë proces nuk kanë marrë pjesë 50 për qind plus 1 e votuesve.
Sipas Radoniqit, në total kanë votuar 253 persona prej 46.556 qytetarëve që kanë pasur të drejtë vote.
Në Leposaviq kanë votuar 124 votues apo 0.91 për qind e shifrës totale, në Zubin Potok, 18 votues, apo 0.26 për qind, në Zveçan asnjë votues, ndërsa në Mitrovicë të Veriut, 111 votues, apo 0.59 për qind e votuesve.
Të gjitha qendrat e votimit – 23 – janë hapur në orën 07:00 dhe janë mbyllur në orën 19:00.
Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV), ka thënë se “procesi i votimit gjatë gjithë ditës është karakterizuar me mungesë të theksuar të interesimit nga qytetarët”.
Sipas tij, gjatë ditës nuk është raportuar për asnjë incident.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











