Kosova
Pa marrëveshje në Bruksel
Për dallim nga takimet e kaluara, të enjten nuk kishte takim trepalësh mes tyre
Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje të enjten edhe rundi i ri dhe i katërt në përgjithësi mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë në shkurt.
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas takimit se pala serbe nuk ka ardhur me ide se si të trajtohet propozimi fillestar i të dërguarit të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, “por ata kanë paraqitur propozimin e tyre”.
“Ky takim mund të quhet si takim i kotë, pa rezultat, dhe ndoshta si sukses i politikës penguese të palës serbe”, tha Bislimi.
Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha se Beogradi “bëri gjithçka për të gjetur një zgjidhje”. “Ne dolëm me një propozim konstruktiv dhe ai propozim u vlerësua nga Brukseli, pra Lajçak, si një bazë shumë e mirë për vazhdimin e bisedimeve”, tha Petkoviq, pa shpjeguar se çfarë përmban propozimi i tij.
Përdorimi i dinarit për pagesa me para të gatshme në Kosovë u ndalua më 1 shkurt, kur Banka Qendrore e Kosovës e futi në fuqi një rregullore të re, e cila përcaktoi euron si valutën e vetme zyrtare në vend.
Për dallim nga takimet e kaluara, të enjten nuk kishte takim trepalësh mes tyre, shkruan Evropa e Lirë, transmeton albinfo.ch.
Paralajmërohet takim i ri
Takimi i sotëm ishte i katërti në kohët e fundit mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, ndërsa i pesti në përgjithësi për këtë çështje në Bruksel. Të gjitha kanë përfunduar pa ndonjë përparim.
Duke iu drejtuar mediave pas takimi, Petkoviq bëri të ditur se javën e ardhshme do të mbahet një rund tjetër bisedimesh. Ndërsa, Bislimi tha se palës kosovare nga Brukseli i është thënë “ky takim të jetë takimi i fundit”.
Bislimi shtoi se “duke qenë se kjo nuk ka ndodhur, ne kemi insistuar që takimi të organizohet vetëm nëse palët dërgojnë propozimet e tyre deri të hënën dhe nëse Lajçak konstaton se propopozimet janë në linjë me idenë e tij”.
Lajçak kishte thënë ditë më parë se në takimin e kësaj së enjte synohej gjetja “e një zgjidhjeje të përkohshme” për personat e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Më 1 shkurt në Kosovë hyri në fuqi një rregullore e BQK-së, e cila ndalon përdorimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave.
Rundi i kaluar i bisedime për këtë çështje mes Bislimit dhe Petkoviqit, nën ndërmjetësimin e BE-së, u zhvillua më 4 prill. Pas atij takimi, Bislimi deklaroi se palët ende kishin “dallime të mëdha”, ndërkaq Petkoviq tha se Kosova nuk tregoi “vullnet të mjaftueshëm” për të arritur një marrëveshje për këtë çështje.
Në rundet paraprake të dialogut, kryenegociatorët kanë diskutuar për propozimet e paraqitura nga ta për çështjen e dinarit serb. Bislimi ka deklaruar se propozimi i Kosovës është “konstruktiv”, që sipas tij, mundëson që mbështetja financiare “të shkojë te përdoruesit finalë, por pa u lënduar në asnjë moment rregullorja e BQK-së” dhe legjislacioni i Kosovës. Ndërkaq, Petkoviq e ka cilësuar propozimin serb për dinarin si “të balancuar”, i cili sipas tij ka për bazë “interesat e popullit serb në Kosovë”.
Me rregulloren e BQK-së, euroja është caktuar si valuta e vetme në Kosovë për kryerjen e pagesave. Hyrja në fuqi e kësaj rregulloreje ka zemëruar Serbinë, e cila përmes buxhetit të saj shtetëror u dërgon ndihmë financiare serbëve që jetojnë në Kosovë.
Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Kosovës që të pezullojë rregulloren, në mënyrë që t’u jepet kohë qytetarëve që të përshtaten me praktikën e re.
Ky takim në Bruksel u mbajt një ditë pasi tensionet mes dy shteteve u rritën sërish, teksa Kosova akuzoi Serbinë se bllokoi në kufijtë e saj me Kroacinë dhe Hungarinë autobusë me udhëtarë nga Kosova dhe ndaloi disa zyrtarë policorë – shqiptarë e serbë – në mesin e të cilëve edhe një zëvendësdrejtor të Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb.
Prishtina tha se bllokimi i qytetarëve në territorin serb u bë për shkak të votës pro Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, organizatë ku shteti synon të anëtarësohet.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Akademik Fehmi Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet Këtë javë, në Vjenë do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e edicionit të 70-të të Eurovisionit.... -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë












