Kosova
SHBA-ja, e “zhgënjyer” me thirrjet që serbët të bojkotojnë procesin e regjistrimit të popullsisë
Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë zhvillohet nga data 5 prill deri më 17 maj
Departamenti amerikan i Shtetit tha për Radion Evropa e Lirë se Shtetet e Bashkuara janë “të zhgënjyera” me thirrjet publike që serbët e Kosovës të bojkotojnë procesin e regjistrimit të popullsisë.
Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, tha më 5 prill se serbët nuk do të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë.
“Ne inkurajojmë të gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë plotësisht në regjistrimin e popullsisë. Një regjistrim i saktë mundëson shpërndarjen e drejtë të burimeve shtetërore për të gjithë qytetarët. Ne njohim përgjegjësinë dhe autoritetin e Qeverisë së Kosovës për të zhvilluar procesin e regjistrimit të popullsisë”, tha një zëdhënës i DASH-it për Radion Evropa e Lirë, transmeton albinfo.ch.
Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë zhvillohet nga data 5 prill deri më 17 maj.
Në reagimin e saj më 5 prill, Lista Serbe tha se pjesëmarrja në “proceset e organizuara nga [kryeministri i Kosovës, Albin] Kurti do të ishte poshtërimi më i madh për popullin tonë, në kohën kur i njëjti ua mohoi serbëve të drejtën për pensione dhe paga, pengoi funksionimin normal të shëndetësisë dhe përfitimeve sociale, hoqi të drejtën e votës, arrestoi dhe persekutoi serbët, e pushtoi komunat me forcë, militarizuan veriun e Kosovës…”.
Ajo po i referohej një rregulloreje të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila nga 1 shkurti e ndaloi përdorimin e dinarin për pagesa me para të gatshme, pasi e caktoi euron si valutën e vetme zyrtare në vend.
Më 2011 ishte zhvilluar procesi i fundit i regjistrimit të popullsisë. Ky proces, megjithatë, nuk ishte zhvilluar në katër komunat në veri të banuara me shumicë serbe, si dhe ishte bojkotuar pjesërisht në komunat e tjera me shumicë serbe në Kosovë.
Bojkoti kishte ndodhur pasi autoritetet nga Beogradi u kishin kërkuar banorëve serbë në Kosovë të marrin pjesë vetëm nëse regjistrimi bëhet nga misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK. Sipas regjistrimit të vitit 2011, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë është rreth 1.8 milionë, prej të cilëve rreth 25.000 janë serbë. Megjithatë, sipas vlerësimeve të sektorit civil, rreth 100,000 pjesëtarë të komunitetit serb jetojnë në Kosovë.
Regjistrimi i ri i popullsisë ishte menduar të mbahej në vitin 2021, por ai u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ndërkohë vitin e kaluar është shtyrë edhe dy herë të tjera.
Sipas Ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, çdo person mund të gjobitet nga 30 deri në 2.000 euro nëse refuzon t’i japë informacionet e kërkuara nga regjistruesi.
Gjobat janë edhe më të mëdha, deri në 20.000 euro, për biznese.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut Kevin Mato mbrojti doktoraturën në Universitetin Teknik të Mynihut në fushën e kompjuterikës kuantike... -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










