Bota
Sa miliarderë ka në botë
Pasuria e miliarderëve të planetit është rritur ndërkohë që tregjet globale të aksioneve shpërfillin luftërat, trazirat politike dhe inflacionin e vazhdueshëm
Sot ka më shumë miliarderë se ndonjëherë – 2781 në total, 141 më shumë se viti i kaluar dhe 26 më shumë krahasuar me rekordin e vendosur në vitin 2021.
Ata janë më të pasur se kurrë, vlera totale e pasurisë së të cilëve është 14.2 trilionë dollarë, në rritje me 2 trilionë dollarë krahasuar me vitin 2023 dhe 1.1 trilionë dollarë krahasuar me rekordin e mëparshëm, i vendosur në 2021, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Pasuria e dy të tretave të miliarderëve në klasifikim është më e lartë krahasuar me një vit më parë. Vetëm një e katërta është më e varfër.
Pjesa më e madhe e fitimeve vijnë nga 20 miliarderët e parë të renditur në klasifikim, pasuria e të cilëve u shtua me 700 miliardë dollarë që nga viti 2023; dhe nga Shtetet e Bashkuara, që kanë arritur një rekord të ri prej 813 miliarderësh, me një vlerë totale prej 5,7 trilionë dollarësh.
Kina renditet e dyta, me 473 miliarderë (duke përfshirë Hong-Kongun) me pasuri 1.7 trilionë dollarë, pavarësisht shpenzimeve të dobëta në konsum dhe krizës së pasurive të paluajtshme, e cila ndikoi në “zhdukjen” e rreth 300 miliardë dollarëve pasuri.
India, e cila numëron 200 miliarderë (duke thyer rekord), renditet e treta.
Për të llogaritur vlerën neto, janë përdorur çmimet e aksioneve dhe kurset e këmbimit nga 8 marsi 2024.
1 | Bernard Arnault & familja
Mosha: 75 vjeç
Vendi: Francë
Pasuria: 233 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Modë dhe shitje me pakicë
2 | Elon Musk
Mosha: 52 vjeç
Vendi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Pasuria: 195 miliardë dollarë
3 | Jeff Bezos
Mosha: 60 vjeç
Vendi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Pasuria: 194 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Teknologji
4 | Mark Zuckerberg
Mosha: 39 vjeç
Vendi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Pasuria: 177 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Teknologji
5 | Larry Ellison
Mosha: 79 vjeç
Vendi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Pasuria: 141 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Teknologji
6 | Warren Buffett
Mosha: 93 vjeç
Vendi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Pasuria: 128 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Financë dhe investime
7 | Bill Gates
Mosha: 68 vjeç
Vendi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Pasuria: 128 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Teknologji
8 | Steve Ballmer
Mosha: 68 vjeç
Vendi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Pasuria: 121 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Teknologji
9 | Mukesh Ambani
Mosha: 66 vjeç
Vendi: Indi
Pasuria: 116 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Të ndryshme
10 | Larry Page
Mosha: 51 vjeç
Vendi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Pasuria: 114 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Teknologji
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










